Panorama Sport (Albania)

Starova, “divorc” me Laçin para Tiranës

Shkodrani doli dje në stërvitje, "Bobi": Nuk ishte e thënë që të vazhdonim më gjatë

- BUJAR BALLIU

Sulejman Starova "divorcohet" me Laçin para Tiranës. Prej të hënës, "Bobi" nuk është më trajner i kurbinasve. Ndarja ka ardhur me konsensus, aq sa edhe drejtuesit kanë pasur kohën e mjaftueshm­e për të gjetur edhe pasardhësi­n e tij. Armando Cungu merr zyrtarisht stolin e bardhezinj­ve. Shkodrani prej ditës së djeshme ka...

Sulejman Starova "di vorcohet" me Laçin para Tiranës. Prej të hënës, "Bobi" nuk është më trajner i kurbinasve. Ndarja ka ardhur me konsensus, aq sa edhe drejtuesit kanë pasur kohën e mjaftueshm­e për të gjetur edhe pasardhësi­n e tij. Armando Cungu merr zyrtarisht stolin e bardhezinj­ve. Shkodrani prej ditës së djeshme ka zbarkuar në fushë dhe ka drejtuar të parën seancë stërvitore të kurbinasve. Debutimin do ta ketë pikërisht këtë fundjavë, përballë kryeqyteta­sve. E megjithatë, Sulejman Starova nuk është i vetmi që ka ikur. Të tjera rrjedhje ka pasur edhe në radhët e stafit teknik. Sinan Bardhi i afruar jo më larg se dy javë më parë në rolin e zv.trajnerit, ka ikur bashkë me 63-vjeçarin. Tashmë e në vazhdim këtë detyrë do ta mbajë Klevis Hima, i cili do të jetë edhe krahu i djathtë i Cungut.

KONFIRMIMI

"Po, mbaroi këtu bashkëpuni­mi. Nuk ishte e thënë që të vazhdonim më gjatë, i uroj suksese ekipit", ka thënë shkurtimis­ht "Bobi" për "Panorama Sport", duke konfirmuar edhe largimin nga Laçi. Ndërkohë, prej disa javësh mësohet se drejtuesit dhe trajneri kanë pasur debate për rezultatet, që kulmuan pas barazimit 3-3 ndaj Flamurtari­t, ku menjëherë pas ndeshjes presidenti Pashk Laska diskutoi me tone të larta. Starova iku pas tri barazimeve radhazi në kampionat, fillimisht ndaj Flamurtari­t, më pas ndaj Luftëtarit dhe së fundmi kundër Bylisit.

SHKODRANI

Gazeta mëson se bisedimet me Armando Cungun, i cili rikthehet në Laç pas katër vitesh, kanë rreth një muaj që kanë nisur. "Bëhu gati nëse rezultatet nuk na shkojnë mirë", ka qenë mesazhi i drejtuesve për shkodranin, i cili kishte dalë në "nxehmje" për këtë post. Megjithatë, palët ishin munduar që çdo gjë të mbahej në fshehtësi, edhe pse ambienti ziente pas çdo rezultati negativ. Për herë të fundit Cungu ka drejtuar Laçin në vitin 2015, ku fitoi Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën.

 ??  ??
 ??  ?? Starova dhe Cungu, kur punonin së bashku te Kukësi
Starova dhe Cungu, kur punonin së bashku te Kukësi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania