Panorama Sport (Albania)

“Italianizo­het” Dinamo, zbulohen sponsorët e rinj

Shënojnë Rrahmani dhe Muriqi, por shpërdoroj­në shumë në “Fadil Vokrri-n” e tejmbushur

- ILIR CARA

Kosova e trajnerit Bernard Shaland ka arritur të marrë një fitore shpresëdhë­nëse për të realizuar ëndrrën e madhe, kualifikim­in në "Euro 2020". "Dardanët" kanë mundur 2-0 Malin e Zi në stadiumin "Fadil Vokrri", ku të pranishëm ishin mbi 12 mijë shikues. Ndeshja e vlefshme për eliminator­et e "Euro 2020" shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme për përfaqësue­sen kosovare, e cila dominoi totalisht ndaj fqinjëve malazezë. Të besuarit e trajnerit Shaland krijuan shumë raste, kështu që i patën mundësitë të arrinin një fitore më të thellë. Ëndrra europiane e Kosovës varet nga dy ndeshjet e fundit në grup që ka në muajin nëntor. Më 14 nëntor Kosova luan ndaj Çekisë si mysafire, ndeshje e cila është përcaktues­e për të përcaktuar vendin e dytë në Grupin A dhe tri ditë më pas presin Anglinë në "Fadil Vokrri". Me fitoren e mbrëmshme ndaj Malit të Zi Kosova mban vendin e tretë me 11 pikë, një më pak se Çekia, që ndodhet e dyta. Kështu që në ndeshjen direkte me çekët, "Dardanëve" u duhet me çdo kusht fitorja për të shpresuar që të jenë ata ndjekësit e Anglisë në Grupin A, e cila kryeson aktualisht me 15 pikë. Në fillim të ndeshjes tifozët malazezë provuan të përplasen me tifozët vendës, por situatën e mori menjëherë në kontroll policia speciale. Kosova hyri në fushë me besimin te fitorja, pasi kjo ishte e vetmja rrugë për të mbetur në lojë për një kualifikim të mundshëm. Takimi nisi mbarë për Kosovën, pasi e gjen golin e parë që në minutën e 10-të, ku Amir Rrahmani me kokë, pas harkimit nga këndi të Bersant

Celinës, e dërgon topin në rrjetë. Kosova nuk e ndal ritmin dhe krijon disa raste të tjera me Rashicën, Muriqin dhe Hadërgjona­jn, por pa sukses. Por, në minutën e 35-të vjen goli i dytë dhe i qetësisë për skuadrën e drejtuar nga trajneri Shaland. Kundërsulm­i i

shpejtë i Kosovës e vuri në vështirësi mbrojtjen malazeze dhe në fund Hadërgjona­j shërben te Vedat Muriqi që shënon pas dy tentativav­e. Edhe pse Kosova insiston, pjesa e parë mbyllet në shifrat 2-0. Mali i zi e nis pjesën e dytë me një zëvendësim, ku kosovari Fatos

Beqiraj hyn në vend të Kosoviç. Pjesa e dytë nis më mirë për miqtë, por pas minutës së 60-të "Dardanët" marrin kontrollin. Në minutën e 68-të malazezëve u vjen në ndihmë trau i portës, që ndal topin e gjuajtur me kokë nga Muriqi. Më pas lojtarët e Kosovës sikur

hapin një garë se kush humbet më shumë para portës mike. Pas minutës së 82-të Shaland nis freskimin e skuadrës duke hedhur në fushë Rashkajn, Zhegrovën dhe Hasin në minutat shtesë. Gjithçka mbyllet me dy golat e shënuar në pjesën e parë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania