Panorama Sport (Albania)

Edi Reja: Tani jemi skuadër

"Shpërblim i merituar për punën e bërë nga futbollist­ët, ja cili është sekreti i Shqipërisë"

- PRONONCIMI PËR "RTSH"

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, u duk i kënaqur pas fitores 0-4 në transfertë­n ndaj Moldavisë. Në mikrofonin e "SuperSport", Reja vlerësoi edhe Trashin, por edhe të rinjtë e tjerë që debutuan, ndërsa shtoi edhe se stafi i tij në krye, bashkë me lojtarët, po krijon një grup shumë të bukur në Kombëtare.

A ishte kjo fitore një konfirmim i rritjes së cilësisë së kësaj skuadre?

U treguam të zotët sot (dje). Ishte një nga ato ndeshjet që unë e quaj të vështirë, sepse duhet përqendrim i lartë, edhe pse kundërshta­ri ishte modest. Është ndeshje e vështirë, edhe nga ana e motivimit. Kur ishim 3-0, e menaxhuam mirë.

Debutimi i Trashit me gol…

Bëmë një paraqitje të mirë si skuadër. Trashi, përtej golit, bëri një ndeshje pozitive. Goli është një sforco kolektive. Sot (dje) gabuan ata dhe shfrytëzua­m nga gabimi i portierit. Më pëlqen që po formojmë një grup kolektiv të fortë. Bëmë një pjesë të dytë të mirë dhe e menaxhuam rezultatin. Ndërkohë, në pjesën e parë ishim aty dhe bëmë gjithçka mirë.

Kumbulla dhe Selahi, pak minuta edhe për ata në debutim...

Shtoj, edhe Kumbullën dhe Selahin, janë djem të rinj që luajnë titullarë në skuadrat e tyre, respektivi­sht në Serinë A dhe Holandë. Jam i kënaqur për ata që bënë debutimin, por më vjen keq që nuk luajtën më shumë minuta. Bënë debutimin dhe tani që i përkasin Shqipërisë, janë një vlerë e Kombëtares. Më vjen keq për djemtë e tjerë që nuk arritën të luanin. Por, më vjen mirë që ky grup është i bashkuar dhe do vijojë kështu.

Fitore historike, 4 gola në transfertë dhe hera e parë që shënojmë 3 në pjesën e parë…

Kemi ndërtuar një skuadër të vërtetë, përtej rezultatev­e dhe asaj që u pa në fushën e lojës. Kemi një staf të mrekullues­hëm, me Bulkun dhe Salihin. Kemi edhe analistin e ndeshjeve, kemi një grup që bashkëpuno­n dhe kështu vijnë rezultatet pozitive. Gjithashtu analisti i ndeshjeve. Kur punon kështu, fort dhe me përkushtim, vijnë edhe rezultatet. Nuk është vetëm meritë e trajnerit, pasi në të gjithë këtë grup, merita e trajnerit është jo shumë e madhe pa të gjithë stafin përkrah.

Trajneri i kuqezinjve është ndalur edhe në transmetue­sin publik zyrtar të ndeshjeve, përpara mikrofonit

të Pano Xhixhos në "RTSH". Italiani u është përgjigjur pyetjeve të tij dhe ka komentuar shumëçka, rreth ndeshjes, lojtarëve, debutuesve dhe jo vetëm. Numri një i pankinës së kuqezinjve ka deklaruar se cili është objektivi i mbetur për

skuadrën që ai drejton.

Fitorja e sotme (djeshme), me goleadë...

Duket që kemi lojtarë shumë të mirë. Nuk futem shumë në shënimin e golave. Unë i adresoj futbollist­ët që të futen aty ku duhet dhe të bëjnë atë që duhet. Në fund

të kësaj ndeshjeje ata morën frytet e punës së tyre.

Sa i kënaqur jeni me debutimin e Trashit?

E kisha parë edhe më përpara dhe doja që ta shikoja nga afër. Doja që në këtë ndeshje të luante dhe personalis­ht më la përshtypje shumë të mira. Në pjesën e parë ishte shumë vendimtar. Në pjesën e dytë u mor më shumë me detyrat mbrojtëse. Jam i kënaqur me të gjithë skuadrën.

Objektivi për vendin e tretë, besoni se është i arritshëm?

Kemi besim se do i shkojmë kësaj rruge deri në fund. Do tentojmë të pamundurën. Do të doja të bënim paraqitje shumë të mirë ndaj Francës, me qenë se është edhe inaugurimi i stadiumit. Objektivi ynë mbetet vendi i tretë. U thashë djemve se duhet të kapim se s'bën vendin e tretë. Duhen 9 pikë në 3 ndeshjet e radhës. Do mundohemi deri në fund dhe duhet që të vazhdojmë me këtë ritëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania