Panorama Sport (Albania)

Duka pret italianin te noteri: Ka energji, vendosim të ardhmen

-

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, foli pas fitores 0-4 me Moldavinë, në mikrofonin e "SuperSport". Teksa kompliment­oi të rinjtë që debutuan me Kombëtaren, Duka foli edhe për rinovimin e Rejas:

E kishit shijuar këtë fitore me 4 gola ndonjëherë?

Tani që ka mbaruar, duket e lehtë një fitore e tillë me 4 gola. Por, deri sa të fillonte ndeshja, ishim në tension, edhe djemtë, të gjithë... Sot nuk ka ndeshje të lehta. Rezultat historik. Mendoj se në të dyja ndeshjet, ekipi ishte i përgatitur që të luante gjithçka. Fati na dënoi, pasi në Turqi meritonim diçka më shumë. Djemtë kanë punuar mirë dhe mbi të gjitha kanë rikthyer besimin te vetja. Meritonim më shumë se 4 pikë në këto ndeshje, jo 3.

Debutuesit e rinj…

Ndeshje të tilla janë më të vështira të përgatiten, se sa në sfida me stadiume plot, si me Francën. Kur konsideroh­et një kundërshta­r i lehtë, në këto raste duhet të tregosh se ke skuadër dhe bind për të ardhmen. Nuk dyshoja për një paraqitje të mirë sot (dje). Kemi një skuadër që na jep shpresë për të ardhmen dhe do rritet shumë. Më erdhi keq për dy zëvendësim­et, Kumbullën dhe Selahin, që u bënë shumë vonë. Publiku ndoshta do donte t'i shihte edhe më shumë. Trashi debutoi me gol dhe mendoj se është një dhuratë e bukur për kampionati­n shqiptar, edhe për Kombëtaren. Edhe Manaj apo Bare, nuk kanë qenë titullarë. Trashi, Kumbulla... Të kesh prurje të reja dhe të ruash rezultatin, s'është e lehtë. Rinovimi i Rejas, sa i janë rritur shanset me këtë fitore? Nuk ka gjë për të diskutuar, veçse të ulemi dhe të flasim për strategjin­ë për 'Nations League' dhe për Botërorin e ardhshëm. PRONONCIMI PËR "RTSH"

Numri një i Federatës Shqiptare të Futbollit është ndalur edhe në mikrofonin e "RTSH" pas fitores së djeshme 0-4 në Moldavi. Ja deklarata, ku ndër të tjera, ka treguar edhe cilësitë e trajnerit Reja: Rinovimi i trajnerit, po e mendoni?

Nuk kemi pse të mendohemi për rinovimin. Është trajner i mirë dhe duhet të ulemi dhe të mendojmë për të ardhmen. Ka energji dhe pozitivite­t për ekipin. Ka rikthyer besimin tek ekipi, frymën e grupit dhe krijon atmosferë pozitive. Ajo për të cilën kemi nevojë më shumë. Çfarë i thatë skuadrës në dhomat e zhveshjes?

Pas një fitoreje, të gjithë gëzohemi. Kur hyra në dhomë pas ndeshjes, festuam, por i thashë "shikoni se keni një ndeshje të rëndësishm­e me Andorrën, pastaj të mendojmë me Francën. Duhet të mos bëjmë hap fals, për të vazhduar me rezultatet pozitive. I kemi mundësitë për të arritur rezultat pozitiv me kampionët e botës". Nëse marrim një rezultat pozitiv, do ta festojmë 17 nëntorin, që përkon edhe me çlirimin e Tiranës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania