Panorama Sport (Albania)

Bare Bare dhe dhe Manaj: Manaj: Myzeqeja, Myzeqeja, në në festë festë

Keidi: Nuk e dija që do humbisja ndeshjen e radhës. Rei: Dua që trajneri Reja të rinovojë

-

Njëri nga Fieri dhe tjetri nga Lushnja. Keidi Bare dhe Rei Manaj janë protagonis­të absolutë të Shqipërisë së Edi Rejas. Dje shënuan secili nga një gol, duke përmbushur edhe profecinë e Sokol Kushtës, i cili pati deklaruar para ndeshjes për "Panorama Sport" se parandient­e që ndaj Moldavisë do të shënonin Bare dhe Manaj. Dje për "SuperSport" Bare me shaka u shpreh se Myzeqeja do bëjë festë për golat e fierakut dhe lushnjarit.

Goli i parë me fanellën kuqezi...?

Mirë që nuk e humba atë rast (qesh).

Shënuat ju, shënoi edhe Manaj. Nuk mund të kishte mbrëmje më të bukur?

Kush e di çfarë feste mund të bëjë Myzeqeja tani (qesh). Jam i kënaqur për veten time, edhe për Manajn. Sidomos për Rein, sepse pas ndeshjes me Turqinë, ka qenë një moment i vështirë për të, edhe pse bëri një ndeshje të madhe. Jam i gëzuar që shënoi ndaj Moldavisë.

Një erë e re në Kombëtare, me lojtarë të ardhur nga moshat...?

Kur kam ardhur te Kombëtarja e madhe, kam thënë se ekipi do ringrihet dhe do shkojë atje ku e ka vendin, sa më lart. Shpresoj, se kemi një ekip të ri tani, me lojtarë nën 25-vjeç. Jemi në një moment të mirë. Të gjithë pothuajse luajmë në ekipet e tyre dhe kemi një moshë të re. Shpresoj të bëjmë edhe në të ardhmen kaq mirë sa sot.

Kartonin e morët me qëllim, sepse donit të ishit patjetër ndaj Francës?

Jo, nuk e dija. Pse, nëse

merr dy kartonë nuk luan? Hajde, nuk ka gjë. Nuk e dija. Ka edhe lojtarë të tjerë që mund të luajnë në vendin tim. Ky nuk është problem.

Kujt ia dedikoni këtë gol? Familjes sime, natyrisht. Më mbështesin gjithmonë dhe atyre ua kam uruar këtë gol. REI MANAJ

Në bisedën për "RTSH", sulmuesi lushnjar i Kombëtares theksoi se ndihet i çliruar pas golit që shënoi ndaj Moldavisë, i cili ishte i dyti për të me fanellën kuqezi, teksa më parë kishte realizuar në miqësoren me Kosovën tri vite më parë. "Jam shumë i kënaqur, sepse bëmë një ndeshje të mirë. Ishte një takim ku luajtën disa debutues dhe për më tepër u paraqitëm të gjithë mirë. Jam i lumtur që u zhbllokova dhe arrita të shënoj, pasi vija nga një ndeshje me Turqinë ku humba disa raste dhe e kam vuajtur shumë këtë pjesë. Shpresoj të vazhdojmë kështu me tri pikë edhe në ndeshjet e tjera", theksoi Manaj. I pyetur nëse është udhëzim i trajnerit fakti që ai del nga zona, Manaj sqaroi: "Trajneri na jep këshilla për pozicionim­in në fushë dhe jam shumë i kënaqur për këtë. Nuk mund të them se më ka thënë të kthehem pas. Shpresoj që pas këtij goli të ketë edhe shumë të tjerë për mua". Në fund një koment edhe për trajnerin. "Trajneri na ka lënë shumë gjëra të lira. Kur jemi në fushë ose stërvitje, kërkon që të japim 100%. Kam një raport të mirë me të. Folëm pak pas ndeshjes. E falënderoj që po më jep këtë mundësi dhe shpresoj ta rinovojë kontratën".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania