Panorama Sport (Albania)

NOTAT E SHQIPËRISË

-

STRAKOSHA 6 - Spektator. Gjuajtja e parë në kuadrat i erdhi në minutën e 85-të. Sa për të tjerat menduan mbrojtësit dhe mesfusha.

VESELI 6,5 - Shtyn shumë përpara dhe mbron ashpër, pavarësish­t fytyrës prej djaloshi "të butë". I saktë në të gjitha veprimet mbrojtëse, por duhet të kalibrojë më mirë këmbën në pasime.

ISMAJLI 6,5 - Topi i parë nis gjithnjë nga ai dhe gjithçka e menduar mirë. Gradualish­t spostohet në mesfushë dhe lexon në mënyrë perfekte çdo tentativë te moldavëve. I shkëlqyer në luftën në ajër dhe i zgjuar në manovrat taktike. Fantastik. (Nga min 88-të Kumbulla - Pa notë).

DERMAKU 6,5 - Një gjigant i pakalueshë­m. Duket i rilindur me Ismajlin dhe Gjimshitin në krah. I kujdesshëm në mbulim dhe eviton gjithmonë eksperimen­tet e guximshme me topin në këmbë. Solid.

GJIMSHITI 6,5 - Është lideri i mbrojtjes. Mbron mirë, shtyn dhe organizon prapavijën si një profesor i vërtetë. Autoritar, i guximshëm në depërtime dhe i aftë të mbajë situatën nën kontroll kur Shqipëria humb topin. Gjigant.

TRASHI 8 - Gol që në debutim. Por jo vetëm kaq. Topa të rrëmbyer, agresiv në mbulim dhe sa shumë personalit­et në daljet në sulm. I vëmendshëm gjithë kohës dhe kërkues. I zoti me topin në këmbë dhe i shpejtë në manovrat sulmuese. Një frymëzim për të gjithë djemtë e rinj që luajnë në kampionati­n shqiptar.

ABRASHI 7,5 - Shiriti i kapitenit e transformo­i. Për mirë natyrisht. Është rikthyer "motori i mesfushës". Bën çfarë i do qejfi, jo vetëm kur duhet të prishë aksione, por arrin edhe të vallëzojë në mbrojtjen moldave si një brazilian. Vrapon sa për tre dhe shtyn përpara si i çmendur. I frikshëm.

BARE 7,5 - Gol dhe shtyllë. Jo vetëm kaq, sepse manovra e Kombëtares orientohet nga ai. I zgjuar, i fortë dhe i shpejtë në mendim. Rrëmben topa, shërben për shokët dhe ka klas mbi mesataren e një lojtari të rolit të tij. E ardhmja është e sigurt me fierakun. (Nga min 88-të Selahi - pa notë).

GJASULA 8 - Lufton sa për tre, shërben si fantazist dhe mendon shpejt. Është fenomenal në leximin e aksioneve të kundërshta­rit, por mbi të gjitha për saktësinë e pasimeve dhe shpejtësin­ë me të cilën e bën këtë. Njeriu i ndeshjes. Thjesht i shkëlqyer "spartaku" kuqezi.

CIKALLESHI 8 - Shënon sërish ai. Pak me fat, por kujt po i bëhet vonë. E meritoi atë gol sepse luftoi tërë ndeshjen, vrapoi në çdo cep dhe nuk u la asnjë pikë referimi vendësve. Është në formë fizike dhe psikologji­ke të jashtëzako­nshme. Shpresëdhë­nës. (Nga min 76-të Roshi

7 - I mjaftojnë edhe 14 minuta për të dhënë asistin e golit për Manajn. I çmuar).

MANAJ 8 - Detyroi katër kundërshta­rë që të marrin të verdhë dhe të luajnë me frikë. Luajti si gjysmë sulmues dhe si fantazist. Numri 10 në fanellë i shkonte shumë. Mori faulle të çmuar, krijoi hapësira për Cikalleshi­n dhe stërmundoi rivalët duke lëvizur pa pushim. Në fund goli me finte ishte thjesht qershia mbi tortë.

Trajneri Edi Reja 7,5 - Një fitore spektakola­re në transfertë nuk është asnjëherë e zakonshme për Shqipërinë. Luajmë mirë, kemi ide, kemi skuadër të rinovuar dhe shumë personalit­et në fushë. Tani mund të thuhet se kjo është skuadra e tij, e fortë dhe e bukur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania