Panorama Sport (Albania)

Shkëlqen Shqipëria e të rinjve, tripletë polakëve në miqësore

Kapiteni Muçi, dirigjent dhe protagonis­t me dopietë

-

Shqipëria U-19 ka shkëlqyer dje në miqësoren kundër polakëve e luajtur në stadiumin "Selman Stërmasi". Kuqezinjtë e trajnerit Nevil Dede triumfuan me rezultatin 31, ku fitoren e vulosi kapiteni Ernest Muçi, sulmuesi i Tiranës. Talentit të bardhebluv­e i ishte besuar shiriti i kapitenit dhe si një dirigjent në fushë, lojtarët e tjerë të skuadrës e kanë ndjekur ritmin e simfonisë së tij, që herë pas here kishte marshe sulmuese drejt portës kundërshta­re. Ishte Muçi ai që hapi edhe llogarinë e golave të takimit, pikërisht në minutën e 13-të, duke realizuar shumë pranë portës. Me avantazhin e një goli u mbyll pjesa e parë. Pjesa e dytë nis më mirë për polakët, të cilët kanë freskuar ekipin duke hedhur në fushë 5 lojtarë. Gjithsesi, kjo zgjati për gati 5 minuta, ku vizitohet porta e mbrojtur nga Livjo Malaj. Por, në minutën e 53-të, kapiteni Muçi do të dyfishonte shifrat për ekipin kuqezi. Ernest Muçi ka konfirmuar edhe një herë cilësitë e tij prej sulmuesi, duke dhënë sinjale pozitive për trajnerin Bushi të U-21, si dhe për trajnerin e Tiranës, Ardian Mema, që ishte i pranishëm në stadium. Ndërkohë, në çerekorën e fundit të ndeshjes, miqtë polakë arritën që të zgjoheshin dhe në minutën e 80-të ngushtuan diferencën e golave me anë të Bialek, pas pasimit të saktë të Nikola Zalevskit. Pas pësimit të golit nuk ka vend për panik te kuqezinjtë, pasi e gjetën edhe golin e tretë në minutën e 90-të me autor Marvin Çunin, duke vulosur fitoren e bukur në shifrat 3-1. Miqësorja i ka vlejtur trajnerit Dede, i cili ka marrë sinjale pozitive në prag të ndeshjeve eliminator­e, për Europianin që do të zhvillohet me sistem grumbullim­i në Belgjikë, në nëntor. Abdulla Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania