Panorama Sport (Albania)

Bushi: Kosova nuk është më e fortë, ja si e mund

"Nuk kemi rezultate negative, asnjë ndjesi nga kjo përballje"

- LEONIDHA MUSAJ

Shqipëria do të luajë për herë të parë një ndeshje zyrtare përballë një formacioni të Kosovës. Sot në "Elbasan Arena", kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi do të përballen me Shpresat e "Dardanëve". Trajneri i Kombëtares U-21, në daljen e djeshme para mediave, ka deklaruar se nuk ndien aspak presion për rezultatet, duke përmendur edhe faktin që shpesh ato kanë munguar nga largimi i titullarëv­e drejt Kombëtares A. Bushi ka bërë thirrje që secili duhet të bëjë maksimumin në këtë ndeshje për të mundur Kosovën. NDJESIA

"Nuk kemi asnjë lloj ndjesie, thjesht është ndjesia e radhës. E kemi përgatitur ndeshjen mirë. Pozitive është që kemi pasur në dispozicio­n 7 ditë për t'u përgatitur. Kemi bërë një lloj strategjie, që do të shprehet nesër (sot) në fushë, me qëllim për të mundur Kosovën. Mendoj se do të jetë ndeshje e fortë dhe me emocione". KUNDËRSHTA­RI

"Kosova ka në përbërje lojtarë shumë të mirë, ka më shumë pikë se ne, por kjo nuk do të thotë se ata janë më të mirë se ne. Pres një ndeshje shumë të luftuar nga ekipi ynë dhe jam i sigurt për këtë. Mbështetja e tifozëve do të jetë maksimale, me çfarë kemi dëgjuar deri më tani, për ta mundur Kosovën". ARMANDO BROJA

"Të gjithë lojtarët që janë në ekipin kombëtar, janë më të mirët e momentit dhe për këtë arsye i përzgjedhi­m. Broja është një lojtar i perspektiv­ës, me moshë shumë të vogël në krahasim me ekipin aktual. Mendoj se do të bëhet një lojtar shumë i mirë në të ardhmen dhe prandaj e kemi aktivizuar edhe në moshë të re. Kam besim se do të ecë shumë dhe se do të jetë e ardhmja e sulmit".

KALIMET NË EKIPIN A

"Është pozitiv fakti që kanë shkuar lojtarë tek ekipi A, për kaq vite sa unë jam në krye të U-21. Shumë prej tyre, pothuajse kanë qenë menjëherë gati për të luajtur në Kombëtaren e madhe. Kjo tregon se po punohet mirë te të gjitha ekipet e moshave. Ndihesh mirë për këtë gjë, por kjo ka edhe anën negative, pasi prishen ekuilibrat në skuadër. Megjithatë, e rëndësishm­e është që ekipi A të ketë një ekip që tregon forcë, siç bëri në Turqi. Shqipëria ka një të ardhme shumë të pasur. Reja mund të marrë çdo lojtar që do, siç

edhe i merrte Panuçi. Asokohe, kur Abazaj shkonte te Kombëtarja A, linte një boshllëk shumë të madh poshtë. Po ta kishim atë dhe të tjerë, mbase mund të fitonim ndaj Irlandës dhe rezultatet do të ishin të tjera. Shpresat kanë si objektiv të çojnë lojtarë në Kombëtare. Nëse do kemi një grup të plotë, atëherë mund të flitet edhe për rezultate. Sigurisht që rezultatet duhet të jenë të pranishme". PRESIONI PËR REZULTATE

"Nuk kemi aspak rezultate negative. Morëm një barazim shumë të madh në Turqi dhe bëmë një lojë të mirë. U mundëm nga Turqia në Elbasan dhe na mposhti Austria, për të cilën nuk është për turp. Hap fals kemi bërë ndaj Andorrës. Vetëm për një gabim nuk mund të kem presion. Mund të shkojmë edhe 20 pikë dhe mund të dalim në vend të parë, kështu që nuk kam asnjë lloj presioni".

Kosova - "Në futboll ka tri rezultate dhe të tria janë rezultate të pranueshme. E rëndësishm­e është të japësh maksimumin dhe të dalësh me kokën lart, siç doli Shqipëria me Turqinë brenda në Stamboll me kokën lart. E përsëris, kemi djem shumë të rinj. Janë këtu për t'u mësuar dhe për të shkuar në ekipin kombëtar A. Ndonjëherë do qeshim, ndonjëherë do qajmë. E rëndësishm­e është që të mësojnë, të lagin fanellën, e kanë detyrim moral, e kanë detyrim kombëtar për të dhënë maksimumin. Këta djem meritojnë të fitojnë, pasi kanë bërë lojëra të bukura dhe kanë qenë pa fat. Ndeshja me Kosovën do jetë krejt ndryshe dhe do e shihni në fushë. Duhet të bëjmë maksimumin të gjithë për të dalë me sukses. Jo sepse është Kosova, por sepse djemtë e meritojnë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania