Panorama Sport (Albania)

Prekazi: Unë dhe federata nuk presim dhurata, fitoftë më i miri

Trajneri Kosovës: E kemi simpatizua­r shumë Shqipërinë

-

I kujdesshëm, patriot por edhe profesioni­st. Refat Prekazi, trajneri i Kosovës U-21 nuk harron të përmendë se në formacioni­n e Shqipërisë së Europianit kishte shumë nga Kosova, porse shprehet se nuk do e donte Shqipërinë në grupin kualifikue­s. Trajneri i "Dardanëve" të vegjël bën thirrje për një ndeshje korrekte dhe se vlerëson emrin që do të kenë lojtarët kundërshta­rë, për të cilin ai shprehet se që nga legjenda Vokrri e të gjithë në Kosovë e kanë simpatizua­r shumë: EMOCIONET

"Së pari, e kam thënë edhe në deklaratat e mëparshme që është diçka e veçantë për mua dhe sportistët. Dëshira ime personale nuk ka qenë të ishim në një grup me Shqipërinë. Kemi një ecuri të mirë dhe një ekip që di të luajë mirë futboll. Edhe Shqipëria ka një ekip kualitativ, por edhe mos ta kenë, është emri 'shqiptar' që e kemi simpatizua­r gjithnjë. Do të jetë një ndeshje korrekte dhe në fund të fitojë më i miri".

DHURATË NGA SHQIPËRIA "Nuk merrem me këto gjëra, në futboll nuk i dua dhuratat, as më parë as tani dhe asnjëherë në jetë. Dashtë Zoti, duke pasur parasysh U-21 dhe U-19 që një nga ekipet shqiptare të marrë pjesë në Europian, edhe pse mirë do të ishte të dyja. Sa u përket dhuratave, unë personalis­ht, lojtarët dhe vetë federata, nuk diskutohet asnjëherë për asnjë dhuratë". SHKËMBIMET

"Le të ketë edhe në Kosovë lojtarë nga Shqipëria. Së bashku me të ndjerin Vokrri, me të cilin kemi qenë bashkëlojt­arë, e dimë shumë mirë që kur Shqipëria shkoi në Europian, kishte shumë lojtarë nga Kosova në formacion. Në futboll po luajnë me shtete të tjera, jo më në Shqipëri, ku kemi gjak shqiptar dhe jemi shqiptarë. Sipas meje, është më mirë që janë dy kombëtare shqiptare, sepse kanë më shumë mundësi të luajnë në një Europian, pasi me një ekip do luanin më pak lojtarë. Kështu që kjo është një pasuri e shqiptariz­mit", ka deklaruar trajneri i Kosovës U-21, Refat Prekazi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania