Panorama Sport (Albania)

Partizani zbulon kompleksin

Stadiumi i ri me kapacitet mbi 5 mijë vende, mund të jetë gati për fazën e tretë

- ILIR CARA

Ndërtimi i shtëpisë së re të Partizanit ka kaluar në disa faza dhe afate, por pas 3 vitesh e gjysmë nga fillimi i punës, ende nuk dihet se kur do të jetë gati. Dje klubi ka postuar në faqen e tij disa foto nga punimet e fundit që po kryhen në kompleks, kryesisht në ndërtimin e stadiumit të ri. Tribuna qendrore ka mbaruar me kohë dhe pas një pushimi të gjatë punimet kanë rinisur sërish, ku është drejt fundit ndërtimi i tribunës qendrore. Plani i ndërtimit të kompleksit të ri ka ndryshuar disa herë gjatë rrugës dhe akoma nuk dihet saktësisht se sa do të jetë kapaciteti përfundimt­ar. Klubi ka njoftuar se pas përfundimi­t të tribunës përkarshi do të nisë ndërtimi i sektorit të ultrasve të kuq, që do të jetë pas njërës portë. Gjasat janë që në përfundim të stadiumit të ri të Partizanit, kapaciteti të jetë rreth 5500-6000 vende. Nëse punimet ecin me ritme të larta, pasi edhe aktualisht nuk ka intensitet, i bie që faza e tretë e kampionati­t ta gjejë Partizanin me shtëpi të re. Në mars të 2020-ës bëhen 10 vite që Partizani mbetet i pastrehë, pasi përkon me kohën që të kuqve u morën kompleksin që kishin në rrugën "Frosina Plaku". Në kohën që klubi po kremtonte festimet e 70-vjetorit, falë insistimit dhe investimit të presidenti­t Gaz Demi nisi edhe ndërtimi i shtëpisë së re. Investimi privat në këtë kompleks mendohet të jetë mbi 5 milionë euro. Duke iu referuar tabelës së punimeve që u vendos në kompleks në fillim, ka qenë shkruar se punimet kanë nisur më 15 maj 2016 dhe afati i dorëzimit është 16 muaj pas fillimit të ndërtimit. Pra, kompleksi duhej të ishte dorëzuar që më 15 shtator 2017, por shpresohet që një fushë stërvitore dhe stadiumi të jenë gati në fillim të 2020-ës. "Fortesa" e re e të kuqve po ndërtohet tek ish-reparti ushtarak nr. 4030, afër Tufinës.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Pamje nga punimet e fundit në stadiumin e ri të Partizanit
Pamje nga punimet e fundit në stadiumin e ri të Partizanit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania