Panorama Sport (Albania)

Memushi në stol, Idrizi: Çfarë t’i bëj gjeneralit?

"Qeremit i dola borxhit, por edhe Sadedini varet nga rezultatet"

- ERMAL SIKA

Eqerem Memushi ka turbulluar ujërat dhe është shfaqur jo pak publikisht pranë Flamurtari­t ditët e fundit. Lajmet për një afrim të tij në krye të pankinës vlonjate kanë qenë të shumta, si brenda ashtu edhe jashtë klubit. Por, administra­tori i Flamurtari­t, Sinan Idrizi, sqaron gjithçka. Në një prononcim të dhënë për "Panorama Sport", Idrizi ka theksuar se e ka kontaktuar Memushin dhe i ka ofruar postin e trajnerit. Por, sipas administra­torit, trajneri Memushi ka hezituar. "Gjeneralin unë e thirra në zyrë para disa kohësh dhe i thashë: 'E ke derën të hapur te Flamurtari, merre ekipin. E bën dot këtë punë? Qysh tani, shko dil në stërvitje si trajner i Flamurtari­t'. Por ai më tha që nuk e bën dot. Tani më thoni ju çfarë

të bëj unë? I dola nga borxhi. Nuk kam çfarë t'i them më unë atij. Besoj se ia kam dhënë mesazhin tim. Tani Qeremi vjen dhe ndjek Flamurtari­n, ulet edhe në pankinë. Unë i thashë të vinte dhe ta merrte ekipin, po nuk pranoi", tha fillimisht Idrizi.

PARALAJMËR­IMI - Administra­tori

i Flamurtari­t, Sinan Idrizi, ka edhe një paralajmër­im për trajnerin Dritan Sadedini. Kreu i klubit deklaron se asnjë nuk është i paprekshëm te Flamurtari. Administra­tori i kujton trajnerit aktual se qëndrimi i tij në krye të pankinës do të jetë në varësi të rezultatev­e. Nëse ato do të mungojnë, Idrizi ka paralajmër­uar se do të ketë ndryshime në stol. "Te Flamurtari nuk ka më asnjë të paprekshëm, që nga unë i pari. Aktualisht, Flamurtari e ka timonierin. Ai quhet Dritan Sadedini. Nëse trajneri e bën punën mirë, do të qëndrojë, në të kundërtën do të largohet. Për këtë jam i prerë në mënyrë kategorike. Sadedini aktualisht është trajner i Flamurtari­t. Por çdo gjë do të varet nga rezultatet. Nëse nuk do të ketë rezultate, patjetër që do të largohet. Të gjithë ikin dhe vijnë, ai që mbetet është Flamurtari", përfundoi administra­tori i flamurtari­t.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania