Panorama Sport (Albania)

Stërvitje me "Red Bull", por Teuta luan në Elbasan

- MOMENTE PIKANTE NGA STËRVITJA LUHET NË ELBASAN Zamir Qypi

Teuta është duke vijuar përgatitje­t në kuadër të javës së tetë që do të luhet fundjavën e ardhshme. Ekipi i drejtuar nga tekniku Bledi Shkëmbi ka pasur më shumë kohë në dispozicio­n, si pasojë e pauzës së ekipeve kombëtare. Kjo duket se u ka shërbyer për mirë "djemve të detit", pasi Emiljano Vila është bashkuar me grupin duke marrë ngarkesën e duhur. Për durrsakun u mendua se ndalesa do të ishte më e gjatë, si pasojë e një dëmtimi. Me grupin është bashkuar edhe Todorovski që shleu dënimin si pasojë e ndëshkimit me karton të kuq. Mbrojtësi është pikë kyçe në prapavijën e ekipit të Teutës. Shqetësues­e vijon të jetë gjendja e Uendi Vecajt, që pritet të jetë në stol, pasi ende nuk e ka kaluar dëmtimin në kofshë. Lojtarët bëhen gati të dalin në fushën e blertë, të qeshur dhe shumë optimistë për ndeshjen e radhës ndaj Flamurtari­t. Të parët që nisin me ushtrime shkrydhëse janë Arapi, Hoxha, Xhemalaj, Kahlid, Çyrbja, Beqja, të cilët deri në momentin që do të nisë seanca stërvitore vijojnë me ushtrime. Ndërsa një pjesë tjetër e lojtarëve luajnë tenis, ku Vila, Kalaja, Vecaj, Avdyli, Todorovski, Nikaç luajnë përballë njëritjetr­it. Për ta bërë disi më interesant­e lojën ata vendosin se kush humbet paguan një "Red Bull". Por deri në momentin që trajneri Shkëmbi zbret në fushë dhe i bie bilbilit ndalet gjithçka dhe të gjithë lojtarët fokusohen në detyrat që kërkon stafi teknik. Klubi durrsak ka bërë të ditur zyrtarisht se ndeshja me Flamurtari­n, e vlefshme për javën e 8-të të kampionati­t, do të zhvillohet të premten në stadiumin "Elbasan Arena", në orën 18:00. Në stadiumin "Niko Dovana" po bëhet rimbjellja e barit, duke qenë se koha në këtë periudhë ka qenë e favorshme. Duke parë kushtet e fushës, klubi durrsak ka vendosur të luajë në një stadium asnjanës vetëm këtë ndeshje me Flamurtari­n. Alternativ­a më e mirë është parë stadiumi i Elbasanit, që është vetëm pak kilometra larg Durrësit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania