Panorama Sport (Albania)

Ankohet Pollozhani: Skënderbeu­t ia japin shpejt të kuqen...

Mbrojtësi strugan: Me Kukësin do ta luajmë deri në fund

- Llazi Saro

Skënderbeu ka një ndeshje delikate përballë Kukësit këtë fundjavë në Korçë dhe normalisht është në kërkim të vijimësisë së rezultatev­e pozitive. Për veteranin Artim Pollozhani ndeshje të tilla janë më të lehta për t'u interpretu­ar, pasi ekipe si Kukësi të lejojnë të luash dhe për këtë Skënderbeu mund të kërkojë të marrë maksimumin nga ky takim. Në një intervistë për "Panorama Sport", mbrojtësi strugan komenton ecurinë e deritanish­me të korçarëve dhe flet edhe për ndryshimet e shumta në një ekip të përbërë kryesisht me lojtarë të rinj, të cilët duan të promovohen.

Pollozhani, shohim një Skënderbe që nuk ka vijimësi. Çfarë po ndodh me këtë ekip?

Unë mund të them se nuk po ndodh asgjë... Është diçka momentale që do të kalojë, pasi cilësitë tona nuk janë të pakta dhe kemi mundësi të bëjmë shumë më mirë se kaq. Besoj dhe mendoj se e gjithë kjo vjen nga mungesa e fazës përgatitor­e ose, më saktë, moskryerja e plotë e kësaj faze që ndikon te ne të gjithë dhe veçanërish­t te loja në grup. Po ta shikoni, te Skënderbeu ka shumë futbollist­ë të rinj dhe nga ata që janë për herë të parë këtu dhe sigurisht që ambientimi do kohën e vet dhe nuk bëhet menjëherë.

Çfarë i duhet ekipit në këto momente?

Besoj se duhet të konsolidoh­emi më shumë. Duhet të jemi më shumë si grup dhe të punojmë si të tillë, me qëllim që të mos shfaqim oshilacion­e në fushë. Kjo jo vetëm nga një ndeshje në tjetrën, por edhe në një ndeshje të caktuar.

Këtë sezon shohim një ekip që ndëshkohet shumë. Është kthyer në ekip agresiv Skënderbeu?

Jo, nuk mundoj se jemi një ekip agresiv. Unë mund të them se kjo varet nga situata. Në raste të veçanta e kemi merituar kartonin e verdhë, ndërsa në raste të tjera çuditërish­t është dhënë shumë lehtë. Nuk është se gjuajmë me shkelma dhe jemi agresivë.

Mos ndoshta Skënderbeu këtë vit është ekip i lehtë për t'u ndëshkuar?

Jo, nuk dua të paragjykoj, por unë flas personalis­ht. Jam ndëshkuar dy herë, si me Teutën

ashtu edhe me Vllazninë. Mendoj se arbitrat e kanë bërë këtë shumë lehtë dhe pa të drejtë. Sigurisht që gjyqtarët e dinë punën e tyre më mirë, por që kaq lehtë të ndëshkohes­ha s'më kishte ndodhur ndonjëherë.

Në grup ka shumë lojtarë të rinj. Si ju duken ju për shkak të eksperienc­ës që keni?

Po, janë lojtarë shumë të talentuar. Unë do të ndalesha te Vangjeli, që është i shkollës së Skënderbeu­t dhe është një lojtar mjaft i mirë, me shumë dëshirë, grintë dhe pasion. Është shumë serioz dhe i zbaton detyrat me përpikmëri. Nëse vazhdon kështu, ka një karrierë të pasur për të bërë. Meksi në krahun tjetër është një lojtar që njihet dhe besoj se është një pikë e fortë në prapavijë.

Në horizont, ndeshja me Kukësin. Si e shikoni këtë takim?

Sigurisht që e presim me padurim ndeshjen me Kukësin, pasi të tilla sfida gjithmonë kanë dhuruar emocione shumë të mëdha. Do të kemi përballë një ekip shumë të fortë, por që të lejon të luash futboll dhe nuk mbyllet, siç na ndodhi në ndeshjen e fundit me Luftëtarin. Kukësi ka një ekip të mirë dhe me emra të mëdhenj lojtarësh, por mendoj se është më e lehtë të luash me të tilla ekipe srsa me ekipe ultrambroj­tëse.

Çfarë prisni nga kjo ndeshje?

Ne do të hyjmë në fushë për të bërë më të mirën e mundshme dhe për të dhënë maksimumin tonë. Më pas, se çfarë do të ndodhë, le t'ia lemë fushës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania