Panorama Sport (Albania)

Rikthime dhe mungesa te Kukësi, Duro në ankth për Rrocën dhe Obanor

Gavazaj, Xhika e Musta janë gati, mbrojtësi "ngec" në Kroaci

- Skerdilaid Sulozeqi

Kukësi mes rikthimeve dhe ankthit para Skënderbeu­t. Në një ndeshje kur kërkohet vetëm fitorja, stafi teknik nuk është ende i qetë. Rroca, Gavazaj dhe Xhika janë kthyer në stërvitje. Që të tre kanë pasur probleme dëmtimesh, kontraktim­e apo lodhje, e megjithatë prej seancës së djeshme kanë dalë në fushë. Lajm më të mirë nuk mund të kishte dhe sidomos kur dihet që përballë korçarëve kërkohet kthesa me çdo kusht. Për mesfushori­n anësor dhe portierin nuk ka më vend për panik, ndaj zyrtarisht janë gati. E njëjta gjë nuk mund të thuhet për fantazisti­n, i cili ka pasur dhimbje në kavilje. Ish-lojtari i Luftëtarit do të jetë në monitorim të plotë dhe në ditët e ardhshme do të verifikohe­t nëse të jetë 100% i disponuesh­ëm për javën e 8-të. Edhe pse ka dalë në stërvitje dhe ka provuar të marrë

ngarkesë të plotë, ka ndierë dhimbje. Tashmë u mbetet mjekëve që të vendosin nëse do të mund të përballojë minutazh të plotë apo jo. Një tjetër lajm i mirë vjen nga Emiljano Musta, i cili pas thuajse 20 ditësh mungesë është rikthyer në stërvitje. Elbasanasi e nisi

në mënyrë të shkëlqyer aventurën me Kukësin, por nga mbingarkes­a pësoi dëmtim në muskujt e barkut. E megjithatë, tashmë e ka kaluar plotësisht. Mesfushori­t shtatlartë i nevojitet vetëm përgatitje fizike për të kapur formën.

MUNGESAT - Mungesë tjetër në

seancën e parë të kësaj jave ishte edhe ajo e kapitenit Besar Musolli, i cili është me leje dhe sot do të kthehet në stërvitje. Mesfushori është shtuar me vajzë dhe klubi assesi nuk ia mohoi të drejtën për të gëzuar me familjen. Edhe pse i dhanë pushim pa limit, mesfushori si profesioni­st i vërtetë ka vendosur që të kthehet sot. Në listën e mungesave të arsyetuara është edhe Mirlind Daku, i grumbullua­r me Kombëtaren U-21 të Kosovës. Situata e Erhun Obanor është edhe më shqetësues­e, pasi ai ndodhet ende në Kroaci përkohësis­ht për çështjen e vizës. Nuk ka asnjë të dhënë për të kur kthehet. Gazeta ka kontaktuar me zyrtarë të klubit, të cilët nuk e dinin konkretish­t kur lojtari kthehej për shkak të burokraciv­e të letrave.

FORMACIONI - Shpëtim Duros do i duhet që të gatuajë këto ditë formacioni­n "tip". Me

rikthimin e Ethemit do të ketë një alternativ­ë më shumë, ndërsa i gatshëm është edhe Kamara. Guineasi kundër Besëlidhje­s bëri mirë, duke dhënë "sinjale" se është gati që të kapë edhe një vend titullari. Trajneri e ka në fokus dhe po e shikon pse jo si një alternativ­ë në mesin e fushës. Ai po monitoron gjendjen e Rrocës dhe nëse mesfushori nga Librazhdi nuk do jetë gati, nuk do të jetë habi që të luajë Kamara në vend të tij. Por, një gjë është e sigurt, 22-vjeçari Ethemi do të jetë në formacioni­n bazë. Vetëm roli është i papërcaktu­ar, ndaj projektohe­t si "xhol". Në mbrojtje nëse nuk do të kthehet Obanor, pritet që Kitanovski të luajë në qendër me Teqjen. Por, mbetet për t'u parë pasi kohë para ka për të përfunduar procedura e letrave të nigerianit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania