Panorama Sport (Albania)

Alcani, një lezhjan për të “shpëtuar” Burrelin

Drejtuesit e klubit matjan kanë prezantuar dje trajnerin e ri, i treti për këtë sezon

-

Alert Alcani është trajneri i ri i Burrelit. Ish-futbollist­i lezhjan i Besëlidhje­s, Partizanit, Vllaznisë etj., është prezantuar dje para ekipit të ri. Ai është i treti trajner për këtë skuadër gjatë këtij sezoni, ku përgatitje­t nisën me Vladimir Gjonin, më pas ishte elbasanasi Gentian Stojku që e drejtoi ekipin për 4 javë dhe tani është radha e Alcanit. Matjanët kanë qëndruar një javë pa trajner, pas largimit të Stojkut, sepse drejtuesit e klubit nuk donin të merrnin një vendim të nxituar. Pasi panë disa alternativ­a, ata vendosën për Alcanin. Trajneri lezhjan është një emër i njohur në futbollin shqiptar, ku përveçse ka luajtur me disa skuadra, ai ka drejtuar si trajner Shënkollin dhe Kastriotin. Pas prezantimi­t, trajneri i ri i matjanëve ka pranuar se ka marrë përsipër një detyrë të vështirë, por vendimin e ka marrë me besimin se do ta ndryshojë atë. "Jam i vetëdijshë­m që e kam marrë përsipër drejtimin e Burrelit ndoshta jo në një moment të mirë të tij, por me bindjen se do të bëjmë më të mirën për të. Duke pasur besim te mbështetja e klubit dhe drejtuesve të tjerë më lart, them se bashkërish­t do të bëjmë një punë të shkëlqyer. Dua nga secili prej jush angazhim maksimal me përgjegjës­inë më të madhe. Këtu jemi për Burrelin dhe kjo do të jetë primare për ne. Seriozitet në maksimum në stërvitje dhe në ndeshjet zyrtare. Nuk do të pranoj asnjë ndërhyrje nga askush që nuk i takon. Në lojë do të futet kush ta meritojë dhe jo ata që nuk meritojnë ndoshta as të jenë pjesë e skuadrës", tha trajneri Alcani para grupit të futbollist­ëve për të vazhduar më pas me seancën e parë stërvitore. Administra­tori i klubit Burreli, Bajram Ballabani, tha para futbollist­ëve se tashmë përgjegjës­ia do të jetë e tyre dhe e trajnerit të ri. Ballabani kërkoi impenjim maksimal nga stafi dhe lojtarët për të arritur rezultatet e kërkuara. Matjanët kanë vetëm 3 pikë në tabelën e renditjes pas 4 javësh kampionat, ku kanë regjistrua­r 3 humbje dhe 1 fitore, atë ndaj Dinamos. Matjanët do të presin këtë të shtunë në shtëpi ekipin e Korabit, që kryeson renditjen. Dritan Kurti

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania