Panorama Sport (Albania)

Sfida e Maganit, në elitë me të rinj

Kavajasit kanë shumë lojtarë me moshë të re në formacion. Tifozët janë problem më vete

- FERIZ FERIZAJ

Besa dështoi në miqë soren e Peqinit, por për trajnerin Gugash Magani skuadra tregoi përmirësim­e të ndjeshme në lojë. Ai aktivizoi lojtarët e stolit dhe, me sa kuptohet, është entuziast për atë që pa në fushë. "E kam thënë shpesh se Besa zbret në fushë me një formacion, ku 50% e lojtarëve janë nën moshën 20 vjeç. Xhafës, Zefit, Beqirit, Peres, Çelhakës dhe ndonjë tjetri nuk kam çfarë t'u testoj, mund t'u kërkoj vetëm angazhim maksimal. Me Shkumbinin testova të gjithë futbollist­ët që nuk kanë pasur minuta në këmbë deri tani, ndërkohë që na mungonin portieri Dobjani dhe mbrojtësi Shimaj. Në tërësi mbeta i kënaqur nga dëshira dhe grinta e këtyre lojtarëve, të cilët do të luajnë për Besën kur ne të kemi dëmtime apo dënime nga kartonët. Kanë nevojë të përmirësoh­en në shumë aspekte dhe ndërprerje­n e kampionati­t po e shfrytëzoj­më për eliminimin e këtyre mangësive. Ne kemi konstatuar mangësi në finalizimi­n e aksioneve dhe në manovrën mbrojtëse në grup. Kemi pësuar shumë gola në këto javë të para dhe ky defekt është në fokusin tonë", ka theksuar trajneri Magani.

Ndaj Shkumbinit ra në sy loja e mirë e mesfushori­t Drilon Murrja, një lojtar që premton shumë. Krahas tij, edhe qendërmbro­jtësi Kaçbufi dhe mesfushori Meçja treguan rritje. "Të punosh me një grup lojtarësh nga Superiorja, pra me përvojë dhe me kualitet, është dëshira e çdo trajneri, por suksesi i vërtetë është kur arrihet me të rinj. Këtë synoj te Besa këtë vit dhe deri më tani besoj se kemi bërë mirë. Mjaft prej atyre luajnë për herë të parë me një ekip të rriturish dhe jap garanci se pas janarit do të më thoni: 'Po këta, nga dolën?' Askush nuk e llogarit, por Besa i luan të gjitha takimet jashtë Kavaje dhe kjo nuk është pa ndikim. Deri tani kemi luajtur në stadiume të akullta, pasi tifozët vijojnë të jenë të dënuar. Besoj se shumë shpejt do t'i kemi në krah, sepse kemi nevojë për ta. Do të vazhdojmë të punojmë fort, të besojmë dhe rritemi nga java në javë. Llogaritë e pikëve tona ju ftoj t'i bëni në fund të dhjetorit", e ka mbyllur prononcimi­n e tij trajneri Gugash Magani. Ndeshjen e radhës kavajasit e kanë në Fushë-Krujë ndaj Ilirisë vendëse.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania