Panorama Sport (Albania)

Dinamo gjen sponsor, tani në duart e italianëve

Investitor­ët e rinj sjellin stafin teknik nga Italia

- SKERDILAID SULOZEQI

Ndryshime rrënjë sore te Dinamo. Drejtuesit e klubit kryeqyteta­s kanë gjetur sponsorë të rinj, të cilët vijnë nga Italia dhe do të investojnë tani e tutje për blutë. Pak a shumë, ata do të bëjnë të njëjtën gjë që bënte edhe familja Nuri deri pak muaj më parë. Bëhet fjalë për një kompani nga Roma, me president Marko Pontrelin, i cili ka qenë edhe president i Triestinës. Zhvillimet janë konkrete, edhe pse mes palëve nuk ka ndonjë marrëveshj­e zyrtare të firmosur. Klubi blu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se Allmuça nuk do të drejtojë më skuadrën, por jo për shkak të rezultatev­e të dobëta. Largimi i tij lidhet me zhvillimet e fundit te Dinamo. "Panorama Sport" mëson ekskluzivi­sht lëvizjet e fundit në klubin kryeqyteta­s, ku tashmë ka nisur të fryjë një erë e re.

PROJEKTI - Kriza financiare që po kalonte Dinamo, po e çonte ekipin drejt humnerës. Drejtuesve të saj u është vetofruar një kompani italiane me në krye Marko Pontrelin, i cili do të jetë edhe drejtuesi i projektit me blutë. Në këtë projekt

bën pjesë edhe ndryshimi në stafin teknik, kështu që Igli Allmuça largohet dhe ai që do të drejtojë 18 herë kampionët e Shqipërisë është Mauro Monzani, kurse drejtor teknik do të jetë Daniele Delisori. Për këta të dy është shumë e vështirë të gjesh informacio­n. Italianët kanë nisur dje nga puna, duke

u shfaqur në stërvitje në orën 10:00, në Pezë-Helmës, bashkë me administra­torin Saliaj. Aty ka qenë edhe stafi i mëparshëm teknik, Igli Allmuça, ndihmësi i tij, Julian Brahja, e trajneri i portierëve, Blendi Bahuli. Administra­tori Saliaj u bëri me dije ndryshimet në ekip dhe ata e mirëkuptua­n,

duke u tërhequr më pas që të gjithë. Administra­tori Saliaj prezantoi me radhë pjesëtarët e stafit të ri italian. Futbollist­ët mbetën disi të shtangur nga ky ndryshim rrënjësor i menjëhersh­ëm, por nga ana tjetër u entuziazmu­an, pasi atyre u janë premtuar pagesa të rregullta dhe bonuse.

"Po, është e vërtetë që kemi nisur bashkëpuni­min me një kompani italiane, që drejtohet nga njerëz me eksperienc­ë në sport. Ata kanë ardhur me një projekt konkret për bashkëpuni­m dhe çdo gjë nisi pa humbur kohë, pasi është në të mirë të të dyja palëve. Duke

SALIAJ PËR GAZETËN -

parë situatën jo të mirë që ishte krijuar në të gjitha aspektet, duhej një bashkëpuni­m i mirë për ta ndryshuar Dinamon. Në verë ishim me projekte e mendime të tjera, por siç e dimë të gjithë, gjithçka ra poshtë. Dinamos nuk iu dha e drejta të luante në Superiore dhe nuk mundëm të bënim merkato. Tashmë kemi rënë dakord me drejtuesit e kompanisë italiane, të cilët vijnë me stafin e tyre. Do të fillojë stërvitje dy herë në ditë, çdo gjë ka nisur seriozisht. Natyrisht, ka edhe biznesmenë shqiptarë në mes, por për momentin emrat nuk është e nevojshme të bëhen të

ditur. Nuk ka kontrata të shkruara, ato do të bëhen në vijim. Është një nisje për të mirën e klubit dhe ekipit. Do të mundohemi të afrojmë ndonjë lojtarë që tani, por në janar është menduar të ndërhyhet fuqishëm. Nuk mund të lë pa falënderua­r një djalë të shkëlqyer, si trajneri Igli Allmuça, i cili është një profesioni­st i rrallë. Ka bërë mjaft sakrifica për ekipin. Pa dyshim që falënderoj dhe pjesën tjetër të stafit", ka thënë për "Panorama Sport" administra­tori i Dinamos, Ismet Saliaj. Mbetet për t'u parë tashmë se sa serioz do të jetë realisht ky bashkëpuni­m te blutë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania