Panorama Sport (Albania)

Ballkaniad­a, Anxhaku: Serbët na duartrokit­ën

"Shteti të na mbështesë, jemi reklama më e mirë"

- ARTIN LLESHAJ

Kombëtarja sh qiptare e çiklizmit mori pjesë në Kampionati­n Ballkanik që u zhvillua në Trebinjë të Bosnjë-Hercegovin­ës. Kuqezinjtë zhvilluan një paraqitje mjaft të mirë dhe arritën të fitonin edhe një medalje ari me Ylber Sefën, i cili triumfoi në kategorinë elitë. Sefa triumfoi në garën e rezistencë­s, duke i përshkuar 95 km për 2 orë, 1 minutë e 2 sekonda. Plot 48 sekonda më i shpejtë se serbi Daniloviç dhe 53 sekonda më i shpejtë se qiprioti Aleksadros, që u rendit i treti. Një paraqitje mjaft të mirë bëri edhe Olsion Velia, i cili për më pak se 2 sekonda mbeti jashtë podiumit, në një event ku konkurrenc­a ishte mjaft e fortë me ekipet më të mira të rajonit, si Serbia, Greqia apo Turqia. Pas kthimit në Shqipëri, presidenti i FSHÇ-së, Skënder Anxhaku, në një intervistë për "Panorama Sport" rrëfen eksperienc­ën në ballkaniad­ë, si dhe flet për objektivat dhe vështirësi­të e federatës që ai drejton.

Z.Anxhaku, si do ta komentonit aktiviteti­n e zhvilluar së fundmi në BosnjëHerc­egovinë?

Ishte një ndër aktivitete­t më të rëndësishm­e dhe më të forta, pas Botërorit dhe Europianit. Fillimisht garat startuan me kadetët dhe e nisëm mjaft mirë ku ishim pretendent­ë për të fituar, por në momentet e fundit nuk arritëm dot të merrnim medalje. Më pas nisi eventi tjetër për kategorinë e të rinjve dhe elitës. Një aktivitet shumë i fortë, me çiklistë që pedalojnë në Europë me ekipe elitare, në kampionate­t më të forta. Sportisti ynë Ylber Sefa arriti të fitonte në një garë me 20 xhiro, ku në xhiron e 17-të bëri diferencën, duke u shkëputur nga grupi i kreut. Një provë fantastike e tij që i bëri një reklamë mjaft pozitive të gjithë shtetit shqiptar, duke marrë medaljen e artë. Ky është një nga çiklistët tanë më të përgatitur, që garon në Belgjikë dhe mendojnë se me pak fat do t'ia dalë të kualifikoh­et në Olimpiadë.

Paraqitja e Sefës impresiono­i edhe serbët. Na tregoni diçka më tepër...

Në momentin e ngjitjes në podium, Sefa mori duartrokit­je të forta nga publiku i shumtë serb që ndodhej në

Trebinjë. Pra, paraqitja jonë e mrekullues­hme u imponoi edhe serbëve që të na respektoni­n maksimalis­ht. Ata e vlerësuan shumë fitoren e sportistit tonë, i cili bëri një garë të shkëlqyer, duke u shkëputur për shumë km.

Jeni i kënaqur me rezultatin e arritur? A kishte mundësi Kombëtarja jonë të bënte më shumë?

Dëshira ishte e madhe që edhe kadetët apo juniorët të merrnin medalje, por mënyra se ishte i organizuar aktiviteti, ku ne nuk e njihnim mirë terrenin, mendoj se ishte vendimtare. Ky është një sport që kërkon "7 hile dhe 1 trimëri" e në momentin e fundit fiton ai që e njeh më mirë terrenin. Dua ta vlerësoj edhe garën e bërë nga Olsion Velia, që i qëndroi në krah Ylberit gjatë gjithë kohës.

Cilat do të jenë garat e ardhshme dhe objektivat që ka FSHÇ?

Një nga aktivitete­t më të rëndësishm­e, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në Ballkan apo Europë, është Xhiroja e Shqipërisë, ku ne jemi të regjistrua­r me gati 20 ekipe të huaja. Ky është një event madhor që nuk i bën reklamë vetëm federatës sonë, por gjithë Shqipërisë, duke nisur nga bregdeti, nga malet, nga fushat e në të gjitha drejtimet. Të gjithë ata familjarë dhe turistë që kanë ardhur së bashku me sportistët, kur kanë parë sidomos etapën Vlorë-Sarandë, janë mahnitur nga pamja piktoreske dhe nga viti në vit numri i këtyre turistëve është rritur. Së fundmi ishin të pranishëm 50-60 familje nga e gjithë Europa për ta parë nga afër këtë event.

Ju shpeshherë keni përmendur vështirësi të shumta dhe keni kërkuar mbështetje. Çfarë apeli keni për shtetin?

Shteti duhet ta shikojë me një sy tjetër dhe mendoj që duhet një publicitet më i madh nga Ministria e Turizmit, pasi çiklizmi është një sport që nderon flamurin dhe vendin tonë. I bëj thirrje në mënyrë të veçantë Ministrisë së Sportit dhe Komitetit Olimpik që ta mbështesin më shumë federatën tonë, që t'u jepet një ndihmë këtyre djemve që garojnë me gjak, dinjitet dhe personalit­et dhe derdhin djersë, duke e përfaqësua­r denjësisht Shqipërinë. Gjithashtu, kryetarët e bashkive duhet të qëndrojnë më pranë çiklizmit, pasi ky është një sport që ka shumë shpenzime, por nga ana tjetër i bën një reklamë të shkëlqyer Shqipërisë. Ndërsa dua të falënderoj Policinë e Shtetit që i bën një mbështetje të madhe federatës sonë, në të gjitha eventet, ku nuk kemi pasur asnjëherë incidente.

 ??  ?? Ceremonia e dorëzimit të medaljeve në Kampionati­n Ballkanik të Çiklizmit
Ceremonia e dorëzimit të medaljeve në Kampionati­n Ballkanik të Çiklizmit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania