Panorama Sport (Albania)

Ronaldo: Nuk i kërkoj unë rekordet, më kërkojnë ato mua

Sulmuesi: Moment i bukur në karrierën time

-

I vjen keq vetëm që goli i tij i 700-të në karrierë nuk ishte nga ata që të ndihmonte skuadrën e tij të fitonte në Kiev. Për pjesën tjetër Kristiano Ronaldo është shumë i lumtur. "Është një moment i bukur në karrierën time, por që rezultoi i hidhur për skuadrën, sepse nuk fituam. Por, unë mendoj se ne duhet të jemi krenarë, sepse bëmë një ndeshje të shkëlqyer", tha sulmuesi luzitan pas humbjes kundër Ukrainës. Në momentin e festimit të golit, sulmuesi pa drejt qiellit dhe interesi i gazetarëve është të dinë nëse ky gol jubilar kishte një dedikim. "Përse pashë drejt qiellit? Doja që t'i falënderoj­a të gjithë, shokët e skuadrës, kolegët, trajnerët që kanë ndihmuar Kristiano Ronaldon që të bëhet futbollist­i që është sot. Por mbetet një shije e hidhur që nuk fituam. Jam krenar për skuadrën, - shtoi bomberi i Juventusit. Sa rekorde kam? Nuk e di. Nuk i kërkoj unë rekordet, ato më kërkojnë mua. Unë po shijoj momentin dhe futbollin. I falënderoj të gjithë ata që më kanë ndihmuar që të arrij këtë shifër mbresëlënë­se golash".

REKORDET - 34-vjeçari u ngjit në vend të gjashtë të shënuesve

më të mirë të historisë. Objektivin e radhës ai do ta ketë që të arrijë Ferenc Pushkashin (709 gola në 720 ndeshje). Përpara mbeten gjithnjë Gerd Myleri (721 gola në 769 ndeshje), Pele (757 gola në 815 ndeshje), Romario (758 gola në 980 ndeshje) dhe Jozef Bi

kan (762 gola në 497 ndeshje). Si i ka shënuar CR7 golat në karrierën e tij? 442 me të djathtën, me të majtën 129, me kokë 127 dhe tjetër 2. Brenda zone 595, jashtë zone 105, 113 me penallti dhe 55 me goditje dënimi. Dhe sa të tjerë do të shohim akoma...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania