Panorama Sport (Albania)

Spanja e përçarë, do kualifikim­in

Kombëtarja e Robert Morenos kërkon biletën për në Europian në një sfidë delikate

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Spanja luan sot në mbrëmje një ndeshje shumë të rëndësishm­e për kualifikim­in në Europian, por situata në shtetin iberik nuk është aspak e qetë. Për fatin e mirë, Robert Moreno dhe të tijtë do të provojnë të kualifikoh­en për në "Euro 2020" në transfertë­n kundër Suedisë. Mund ta kishin kryer misionin e tyre me sukses në Norvegji, por barazimi në minutat e fundit la gjithçka të hapur dhe e shtyu zyrtarisht biletën e "furisë së kuqe" për kompeticio­nin e rëndësishë­m. Mund të themi se 11 lojtarët në fushë duhet të jenë të bashkuar dhe t'i harrojnë problemet politike, në të cilat është përfshirë vendi.

DËNIMI I KATALANASV­E

- Ditën e djeshme Gjykata e Lartë Spanjolle vendosi të dënonte me burg liderët katalanas, të cilët u shpallën fajtorë për kryengritj­e të paligjshme. 12 liderët që zhvilluan protestat për pavarësinë e Katalonjës në total u dënuan me 100 vite burg. Ky proces ka nisur prej dy vitesh dhe arriti pikën kulmore me dënimin e kryengritë­sve. Pala mbrojtëse premtoi apelimin e këtij vendimi në Gjykatën Kushtetues­e për shkelje të të drejtave thelbësore si dhe kërkuan ndërhyrjen në këtë çështje të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

NXEHET "EL CLASICO"

- Fati donte që ndeshja e parë, të cilën Barcelona do ta zhvillojë në stadiumin e saj pas pushimit të kombëtarev­e, është ajo kundër Realit të Madridit. "Camp Nou" do të mirëpresë në 26 tetor në orën 13:00 duelin e rëndësishë­m në

kampionat dhe situata do të jetë më e nxehtë se kurrë pas vendimit të gjykatës. Stadiumi katalanas është shndërruar në skenën më të madhe të protestave, ku tifozët nxjerrin banderola dhe pankarta pro ndarjes nga Spanja dhe pavarësisë së tyre. Ditën e

djeshme reagoi edhe skuadra e Barcelonës, e cila përmes një komunikate shkruan se burgu nuk është zgjidhje dhe se duhet dialog për këtë situatë. Lojtarë si Pike dhe Ksavi e kanë pëlqyer reagimin e klubit katalanas. Do të jetë sërish e njëjta skenë. Pak më ndryshe

është situata te Reali i Madridit. Ata asnjëherë nuk janë përfshirë dhe nuk kanë bërë kurrë deklarata në lidhje me situatën politike në Spanjë. Kombëtarja e Robert Morenos kërkon që të jetë e fokusuar tërësisht në ndeshje, në mënyrë që të sjellë pak qetësi në këtë situatë të trazuar.

Lojtarët e kombëtares nuk janë përfshirë aspak në këtë situatë, por janë të përqendrua­r vetëm për ta fituar ndeshjen dhe për t'i bërë të lumtur tifozët e "furisë së kuqe". Ndeshja Suedi-Spanjë do të luhet mbrëmjen e sotme në orën 20:45.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania