Panorama Sport (Albania)

Mançini: Ja rekordet që dua të thyej me Italinë

"Mund të përballemi me të gjitha kombëtaret pa frikë"

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Në vigjilje të ndeshjes kundër Lihtenshte­jnit, Roberto Mançini tregon disa nga objektivat e tij pas sigurimit të kualifikim­it zyrtar në Europian. Numri një i Italisë thotë se ka në mendje shumë gjëra dhe kjo kohë do të shërbejë për të arritur disa objektiva të tjerë. "Do të më pëlqente shumë të vlerësoja disa lojtarë që kanë luajtur dhe kanë arritur objektivin. Do të më pëlqente të gjeja edhe ndonjë lojtar të ri për Europianin. Sigurisht që do të më pëlqente të isha trajneri i parë që bënte 30 pikë për të qenë si kokë grupi në Europian. Shpresoj të arrij t'i bëj realitet të gjitha këto gjëra", thotë fillimisht trajneri italian. I pyetur nëse ka si plan të thyejë apo barazojë rekordin e ish-trajnerit Poco (9 fitore radhazi), ai nuk e mendon. "Më mungojnë edhe dy Botërorë për ta arritur. Poco është një mit. Është e kotë të flasësh për asgjë", thotë më tej Mançini.

POTENCIALI

Në pritje të Europianit mbetet për t'u kuptuar forca që ka kjo Itali, e cila bën mirë të shpresojë në përballjet me ekipet e mëdha. "Ne pësuam gol me Bosnjën, rrezikuam, por donim ta fitonim këtë ndeshje dhe ia dolëm. E njëjta gjë vlen edhe për Armeninë. Në mars dua të luaj disa miqësore me skuadra të nivelit të Italisë. Megjithatë, nuk mund të bësh parashikim­e. Mjafton të shohësh që Spanja nuk fitoi me Norvegjinë dhe Turqia mundi Francën. Duhet

të gjejmë ekipe që luajnë hapur dhe që bëjnë futboll. Mendoj se Italia mund të luajë kundër të gjithave dhe mund të fitojë. Franca ka talente të mëdhenj dhe lojtarë të rinj. Është e destinuar për t'u përmirësua­r. Në fund të fundit, gjëja më e mirë është se në Europian asnjë kombëtare nuk e ka Mesin dhe t'i vendosë ndeshjet i vetëm",

theksoi trajneri i Italisë. I pyetur se çfarë kërkesash kishte ndaj federatës në përgatitje­t e Europianit, ai thotë se janë të pamundura. "Futbollist­ët bëjnë shumë ndeshje dhe të kërkoja një grumbullim do të ishte e tepërt. Nuk kemi mundësi as që kampionati italian të përfundojë pak më shpejt sesa herët e tjera. Kjo do të

thotë se nuk kam asgjë për të kërkuar dhe të vazhdojmë kështu siç e kemi nisur", ka thënë trajneri i "axurrëve". Ai ka zbuluar një pjesë të formacioni­t: Sirigu, Beloti, Zaniolo, Ico ose Di Lorenco dhe Romanjoli varet si do të jetë. Beloti? Nuk është zgjedhje e dytë. Nuk kam hierarki në sulm", përfundoi trajneri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania