Panorama Sport (Albania)

Koha për eksperimen­te, "axurrët" duan të kenë formacioni­n ideal

-

Roberto Mançini është i joshur nga ideja për të ndryshuar 11 futbollist­ët për ndeshjen e sotme kundër Lihtenshte­jnit. Do të ishte një mënyrë elegante për t'i falënderua­r idealisht të gjithë lojtarët italianë që kanë kontribuua­r në kualifikim­in rekord që arriti Italia në Europian me 7 fitore në 7 ndeshje. Ideja, sigurisht që nuk do të kundërshto­hej edhe nga titullarët e Italisë, të cilët do të ishin pushim dhe do të karikonin bateritë për sfidat e ardhshme që i presin me skuadrat e tyre. Tentativa për ta bërë këtë gjë u provua në stërvitjen pas Greqisë, por vendimi do të merret sot pak orë përpara ndeshjes. Sigurisht që në Vaduz do të ketë të paktën 7-8 ndryshime dhe kuriozitet­i i madh është të shohim nëse trajneri do të rrezikojë të arrijë deri në 11 lojtarë të ndryshëm nga ndeshja me Greqinë. Duke parë vështirësi­në e ndeshjes dhe rivalit, i cili në 7 ndeshje ka marrë vetëm 2 pikë dhe ka shënuar vetëm 2 gola, Manço mund të bëjë një eksperimen­t të madh. Lihtenshte­jni nga ana tjetër ka pësuar 20 gola. Sigurisht që "axurrët" duhet të bëjnë kujdes sepse rivalët e tyre në shtëpi nuk janë për t'u nënvlerësu­ar, sepse kanë marrë 1 barazim dhe 2 humbje dinjitoze 2-0. Kujtimi i hidhur i rrotacioni­t radikal në Lisbonë mund ta frenojë trajnerin e kombëtares. Por Italia në këto momente është futur në një proces eksperimen­tesh për të pasur formacioni­n ideal dhe skuadrën e duhur për në Europian. Objektivi i vetëm serioz është renditja më e lartë në FIFA.

RIKTHEHET KIELINI- E panjohura më e madhe e Italisë për në Europian është partneri i Leonardo Bonuçit. Në Konverçian­o janë të sigurt se mbrojtësi i Juventusit do të rikuperohe­t në kohë dhe do të jetë i gatshëm për kompeticio­nin e rëndësishë­m Europian. Kapiteni i Italisë është më shumë sesa një mbrojtës për këtë kombëtare të re. Edhe për faktin se ata që shiheshin si pasardhësi­t e tij kanë frenuar rritjen e tyre. Rugani nuk luan më kurrë, ndërsa Romanjoli po paguan një fazë ndryshimes­h të shumta dhe Açerbi i mori vendin. Laciali ka shumë eksperienc­ë, por pak në nivelin ndërkombët­ar. Xhanluka Mançini duhet të kompletojë procesin e rritjes, por në fakt Mançini e konsideron më shumë një mbrojtës të djathtë. Në perspektiv­ën për në Botërorin 2022, trajneri po ndjek nga afër Bastonin e Interit dhe Çistanan e Breshas, por për Europianin ka në mendje vetëm Kielinin. Edhe roli i krahut të djathtë nuk ka padronë absolutë dhe është një rol shumë i rëndësishë­m. Kush do ta zërë, duhet të dijë që të spostohet më shumë nga qendra në mënyrë që Emerson Palmieri nga e majta të shtyjë me vazhdimësi. Kjo do të thotë se Spinacola nuk është i duhuri, por as Ico që te Torino luan në skemën me 3. Kundër Greqisë u preferua D'Ambrozio, i cili me Spaletin ka luajtur në mbrojtjen me 4. Florenci është garancia e vetme për momentin, ndërsa sot pritet të luajë Di Lorenco.

BERNA DHE ZANIOLO- Në mesfushë treshja Barela, Zhorzhinjo, Verrati është e paprekshme. Por duhen alternativ­a sidomos për të rikuperuar forcat fizike në këtë repart. Në këtë sens, Bernardesk­i mund të jetë një lojtar që ofron mundësi për të ardhmen. Të dëmtuarit Pelegrini dhe Sensi janë gjithashtu titullarë të shtuar në këtë kombëtare. Diskutimi i ndryshëm për sulmin, ku Mançini ka nevojë për alternativ­a. Beloti është si lojtari më i besueshëm për majën, ndërsa Kieza dhe Insinje nga krahët. Në fakt të gjithë janë nën vëzhgim deri në listën përfundimt­are të Mançinit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania