Panorama Sport (Albania)

Reina: Nisja e dobët s'na i fshin synimet

-

Pepe Reina ka qenë i pranishëm në "Gardaland", një park lojërash i hapur enkas dje për fëmijët në nevojë. Pas eventit në fjalë, portieri i Milanit ka folur për rrjetin "Sky" duke komentuar momentin e skuadrës, ndryshimet pas ardhjes së trajnerit të ri dhe objektivat sezonalë të "Djallit", të cilët, me sa duket, kriza e këtij fillimi sezoni i ka cenuar.

Një fillim sezoni si ky nuk e kishit parashikua­r apo jo?

Absolutish­t jo. Ka qenë veçanërish­t i vështirë, por sot këtu kam ardhur për t'u dhuruar ndonjë momente këtyre fëmijëve e jo më kot kam marrë edhe familjen me vete. Dua të kaloj një ditë të qetë, e cila me siguri do të më ndihmojë të përballoj më mirë një pjesë të re të këtij sezoni. Jam i bindur që gjithçka do të nisë të ecë pozitivish­t për Milanin.

Çfarë mund ta ndihmojë skuadrën në këto momente?

Nuk ka receta të veçanta, por mendoj se optimizmi dhe qetësia mund të jenë çelësi i kthesës. Sigurisht nevojitet edhe punë, por tani kemi një trajner të ri e na duhet të kuptojmë sa më shpejt idetë e tij, në mënyrë që të jemi sa më të gatshëm për sfidat e radhës.

Cili ka qenë impakti i Piolit me skuadrën?

Me siguri është një personash i botës së futbollit dhe ka shumë përvojë në kampionati­n italian. Ai e njeh futbollin në 360 gradë dhe së bashku me të kemi të gjithë dëshirë ta marrim veten e të shohim përpara për një të ardhme më pozitive.

Si mund të dalë Milani nga ky moment jo fort i mirë?

Është e kotë të justifikoh­emi. Deri më sot nuk kemi respektuar asnjë pritshmëri, ndaj uroj që të përmirësoh­emi. Duhet t'i kthejmë lumturinë tifozërisë dhe vetes. Unë jam optimist. I tillë kam qenë gjithmonë, edhe sepse jeta u përket njerëzve optimistë.

A i kanë ndryshuar këto ndeshje objektivat e klubit?

Asgjë nuk ka ndryshuar, sepse kanë kaluar vetëm disa ndeshje. Objektivi ynë duhet të jetë ndeshja e radhës e kështu duhet të jetë çdo javë. Më pas, në maj, do t'i bëjmë llogaritë tona. Jemi një ekip në rritje e duam të rritemi e të përmirësoh­emi në çdo ndeshje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania