Panorama Sport (Albania)

De Ligt: Tek Ajaksi ndihesha i pathyeshëm, te Juvja ....

Mbrojtësi bardhezi pranon problemet, por ka gati recetën e shërimit për të gjetur formën

-

Fillimi i sezonit në një ekip të ri nuk është kurrë i lehtë. E tillë ka rezultuar edhe për Matajs De Ligtin aventura juventine. I ardhur për thuajse 80 milionë euro në Torinon bardhezi nga Ajaksi, 20-vjeçari po vuan disi për të rigjetur shkëlqimin e sezonit të kaluar kur në Holandë, por sidomos në Europë, shkëlqente si lider i ekipit nga Amsterdami. I pari që pranon momentin e vështirë është vetë De Ligt, i cili për "Die Telefraaf" ka deklaruar: "Në këtë periudhë ndiej nevojën për të luajtur sa më shumë. Dua të rritem e të ambientohe­m në një kohë të shkurtër, pavarësish­t se kam vetëm dy muaj në një realitet të ri dhe në një futboll shumë të ndryshëm nga ai që isha mësuar tek Ajaksi". Mosha e re, përvoja e pakët, mund të jenë disa nga shkaqet që De Ligt nuk po arrin formën maksimale te Juventusi. Është vetëm 20 vjeç dhe vështirësi­të janë normale, megjithatë arsyen e saktë të momentit të tij jo fort të mirë nuk di ta shpjegojë as vetë. "Nuk e di as unë përse nuk po jap një kontribut më të madh. Nuk kam shumë gjëra në dorë, ndaj ajo që mund të bëj është t'i përvishem punës duke dhënë gjithçka në çdo stërvitje. Nuk ka të bëjë me formën fizike në fakt, por mbase tek Ajaksi ndihesha i pathyeshëm, ndërsa te Juventusi situata është pak më e ndryshme", ka sqaruar De Ligt. Pavarësish­t moshës së re, mbrojtësi nuk duket i shqetësuar, madje shfaq edhe doza optimizmi në fjalët e tij. Pozitiv për paraqitjet e tij dhe për sezonin e Juves, De Ligt mbylli deklaratën e tij duke thënë se: "Mendoj se momenti që po kaloj është brenda normales, sepse fundja jam në një realitet të ri. Përmirësim­et janë të vogla, por të dukshme, ndaj nuk jam i shqetësuar. Trajneri më ka dhënë besim dhe në këto momente minutat në fushë janë ilaçi më i mirë. Në fund gjithçka do të shkojë më së miri dhe sezoni kam bindjen se do të jetë pozitiv".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania