Panorama Sport (Albania)

Eriksen-Kejn, zbardhet plani i Juves

Kapiteni i Anglisë për post-Ronaldo, për danezin do të përdoret "zhgënjyesi" Rabio

- Përgatiti: LEDIO NASE

Herri Kejn, bomber i Totenhemit dhe i Anglisë, cilësohet si një nga më të mirët në rolin e tij. Mbase edhe më i miri nëse marrim parasysh moshën e tij (në korrik ka mbushur 26 vjeç). Në këtë mënyrë bëhet e pashmangsh­me që sulmuesi të jetë një profil i cili u intereson klubeve më të mëdha të kontinenti­t të Vjetër. Mediat spanjolle flasin të bindura se Barcelona do të tentojë ta blejë në verën e ardhshme, sepse sheh tek anglezi pasardhësi­n ideal të Luis Suarezit që me sa duket po përjeton sezonin e tij të fundit në Katalunjë. Nëse Barça e dëshiron për të zëvendësua­r uruguaiani­n, edhe Juventusi ka nisur të mendojë për ditën kur Kristiano Ronaldo të vendosë të lërë Torinon. Në rast fitoreje në Champions, portugezi mund të largohet gjithashtu nga bardhezinj­të në fund të sezonit, ndaj në këtë situatë, kapiteni i Anglisë do të ishte ideali për të mbushur boshllëkun që do të lindte numri 7 aktual.

GODITJA TJETËR

- Planet e "Zonjës së Vjetër" nuk mund të kufizohen nga një afrim. Emri tjetër, aspak i ri, në listën e drejtuesve të Juves është ai i Kristian Eriksenit. 27-vjeçari është në vitin e tij të fundit të kontratës në Londër dhe që nga janari mund të nisë bisedimet për atë që do të jetë skuadra e tij e re. Juvja është shtuar mes pretendent­eve, madje për të lehtësuar akordin, mund të ofrojë në këmbim që në janar kartonin e Adrien Rabios, i cili nuk po respekton pritshmëri­të nën urdhrat e Sarrit. Francezi i ardhur gjatë verës falas nga PSG-ja ka qëndruar në fushë për vetëm 206 minuta gjatë këtij sezoni. Duke e ofruar në merkaton e janarit, Juvja shpreson që të bindë Totenhemin e njëkohësis­ht të ketë përparësi në akordin me mesfushori­n. Lidhur me këtë operacion, mësohet të ketë dhënë miratimin e tij edhe Mauricio Sarri, i cili është futbollist­ikisht i dashuruar me Eriksenin që në sezonin e kaluar kur ishte trajner i Çelsit të Londrës. Mendimi i danezit do të jetë vendimtar në këtë çështje, por Juventus ka treguar me kohë se ka një joshje që pak klube në Europë e ofrojnë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania