Panorama Sport (Albania)

SPEKTAKËL SPEKTAKËL I SHQIPTARËV­E

Shqipëria mund 4-0 Moldavinë, ndërsa Kosova i jep leksion Malit të Zi dhe “sheh” Europianin

- JORGIS MEMO

Duka ii riinovon kontratën, Reja: Tanii jemii skuadër Bare dhe Manaj: Myzeqeja në festë, erdhii momentii ynë Cikalleshi: Rei më sjell fat, ja sekreti i golave Gol në debutiim, Trashii: As në ëndërr nuk e kiisha parë

Shqipëria shfryn në Moldavi dhe nxjerr të gjithë dufin e "mëkatit" në tokën turke. Një fitore 4-0 për rekord, pasi kaq gola në transfertë, dhe për më tepër tre që në pjesën e parë, kuqezinjtë nuk i kishin shënuar kurrë. Skuadra e Edi Rejës dominoi totalisht ndaj një kundërshta­ri që dukej i dërrmuar, aq më tepër që vinte pasi ishte mposhtur nga modestët e Andorrës vetëm katër ditë më parë. Mbrojtësi i majtë i Partizanit, Lorenc Trashi, bëri një debutim ëndrrash, duke shënuar një prej golave, ndërsa Sokol Cikalleshi u konfirmua edhe një herë se është bomberi i këtij edicioni për kuqezinjtë. Goli i parë edhe për Keidi Baren, por gjithashtu në një ndeshje eliminator­e edhe për Rei Manajn, i cili vulosi fitoren 0-4 me një lëvizje spektakola­re. Tashmë Kombëtarja ka shansin të luftojë deri në fund për vendin e tretë, një garë që do ta ketë me Irlandën kur mbeten vetëm dy ndeshje.

TAKTIKA

Vetëm dy ndryshime në krahasim me ndeshjen në Turqi, pasi Reja kërkonte me ngulm tri pikët dhe nuk mund të besonte te lëvizjet drastike në formacion. Me skemën 3-52, risitë ishin vetëm Trashi në vend të Lenjanit dhe Abrashi në vend të Memushajt. Trajneri kuqezi i druhej ndonjë të papriture dhe kërkonte ekuilibër me këtë vendosje, paçka se në fushë kishte katër mbrojtës të mirëfilltë dhe tre të tjerë në mesfushë me tipare defensive. Edhe pse mungonte një lojtar tipik fantazist në fushë për pasimin e fundit, sërish ndeshja i dha të drejtë Rejës, që e zgjidhi me lojtarët që u ka besuar më tepër në ndeshjet e fundit, pikërisht Cikalleshi, Manaj dhe Bare.

PJESA E PARË

Që në start Moldavia duket e lexueshme me taktikën që ndjek, pasi vetëm e pret Shqipërinë dhe nuk e merr iniciativë­n për të shkuar me një sulm logjik drejt portës kuqezi. Në 10 minutat e para Shqipëria mundohet ta qarkullojë topin dhe të shfrytëzoj­ë krahët me Trashin dhe Veselin, por mungon saktësia në pasimin e fundit. Cikalleshi dhe Manaj e kanë

të vështirë ta çajnë në mbrojtjen e ngjeshur të moldavëve. Megjithatë, me kalimin e minutave rastet për gol nisin të vijnë njëri pas tjetrit. Janë vetë moldavët që gabojnë fatalisht në mbrojtje, derisa Cikalleshi i ndëshkon me një

lëvizje tipike prej bomberi brenda zonës, ku godet tokazi me të djathtën dhe qetëson kuqezinjtë. Diferencat në fushë janë të dukshme, aq sa në çdo sulm të Shqipërisë krijohet rast për gol. Për gabimin e radhës mendon portieri moldav,

i cili i jep kënaqësinë Bares për të festuar golin e parë kuqezi. Ndeshja thjeshtëso­het edhe më tepër për ekipin e Rejës, që bëhet zot i fushës dhe e detyron mbrojtjen moldave të shpërfytyr­ohet. Trashi gjen golin e tretë pas një

goditjeje të bukur me të majtën nga jashtë zone. Skuadrat shkojnë në dhomat e zhveshjes me shifrat 0-3 për Shqipërinë.

PJESA E DYTË

Pas pushimit Reja nuk e shikon të arsyeshme të bëjë ndryshime, ndërsa kuqezinjtë sërish dominojnë. Shqipëria mendon edhe për spektaklin, duke rrezikuar portën me sulme të rrjedhshme. Bare është i pafat, pasi goditja e tij trondit traversën, ndërsa më pas Abrashi i afrohet golit pas një inkursioni ku dribloi këdo që i doli përpara. Moldavia i krijon

luksin Strakoshës për të qenë në rolin e spektatori­t, ndërsa të vetmen goditje në portën e bën pas 70 minutave. Reja hedh në fushë Roshin, i cili bën çfarë të dojë në krahun e djathtë. Në fund ka vend edhe për debutimin e Kumbullës dhe Selahit. Kur mendohej se gjithçka u mbyll dhe nuk do të kishte më gola, vjen goli i mrekullues­hëm i Manajt me thembër pas një asisti të Roshit. Shqipëria mund të kishte shënuar edhe të pestin në kohën shtesë, por gjithçka u mbyll me shifrat 0-4.

 ??  ??
 ??  ?? Lojtarët kuqezi duke festuar golin e Cikalleshi­t
Lojtarët kuqezi duke festuar golin e Cikalleshi­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania