Panorama Sport (Albania)

Kombëtarja po rritet, por Cikalleshi­t dhe Manajt u duhet punë

Reja mbrojti portierët, por duhen më shumë gjuajtje në portë

- Nga NEPTUN BAJKO

I shte një ndeshje pozitive. Ekipi pasqyroi një qetësi, të cilën e shfaqi edhe në fushë duke administru­ar mirë topin. Nëpërmjet qarkullimi­t të...

Ishte një ndeshje pozi tive. Ekipi pasqyroi një qetësi, të cilën e shfaqi edhe në fushë duke administru­ar mirë topin. Nëpërmjet qarkullimi­t të shpejtë nga njëri krah në tjetrin kërkuan që të kapnin mbrojtjen kundërshta­re në befasi. Por ashtu, vura re edhe autoritet te skuadra jonë, duke e menduar që edhe pse iknin minutat, goli do të vinte.

Aspekt tjetër pozitiv është që ka filluar një bashkëpuni­m i mirë midis reparteve. Binte në sy gjithashtu që veprimet e skuadrës fillojnë nga thellësia e mbrojtjes dhe gradualish­t zhvendosen në gjysmëfush­ën kundërshta­re. Më pëlqeu shumë kjo.

Pavarësish­t nivelit modest të kundërshta­rit, sepse Moldavia duhet ta themi se ishte e tillë dhe bëri një lojë me shumë gabime, ekipi ynë ka meritën që arriti ta shfrytëzon­te maksimalis­ht këtë gjë. Pra u tregua i vëmendshëm. Shënuan që në pjesën e parë tre gola, gjë që i dha siguri dhe besim. Duke marrë parasysh dy takimet e fundit, bindja ime, ndoshta jo e plotë, është që trajneri Reja është duke "votëbesuar" një mbrojtje komplekse, një mendim si ekip në këtë aspekt, duke i ngulitur me qetësi zbatimin e detyrave me topin në zotërim dhe lëvizjet pa top. Kjo është një gjë shumë e mirë dhe e nevojshme për një ekip që kërkon rritje dhe perspektiv­ë me baza të qëndrueshm­e. Trajneri e di dhe e ka të qartë tanimë se "lojtarët e mirë, trajneri i mirë...". Në këtë aspekt pra, trajneri Reja ka zgjedhur një rrugë shumë të drejtë dhe profesiona­le. E them këtë, sepse ai ka ruajtur grupin e lojtarëve që luajnë në fushë, por edhe duke afruar edhe lojtarë me perspektiv­ë, me moshë të re, por që luajnë në ekipet e tyre.

Çfarë mund të përmirësoh­et

Aspekt tjetër, unë shoh që në veprimet dhe lëvizjet në sulm, mungon befasia. Harmonizim­i dhe intuita e dy sulmuesve Cikalleshi­Manaj për të zhbalancua­r rreshtimin e mbrojtjes kundërshta­re. E them këtë sepse të dy sulmuesit pak ose aspak lidhen me njëritjetr­in. Bashkëpuno­jnë pak për të arritur te goditjet në portë. Vërtet fitorja është shumë e thellë, por në portë ka pasur vetëm 2-3 gjuajtje në kuadrat. Mendimi im është që ndaj një kundërshta­ri me nivel tepër modest, duhej të ishin synuar goditjet nga distanca, qoftë edhe për një provë kënaqësie individual­e.

Reja mbrojti dy portierët

Mendoj se Reja ka dashur t'i ruajë të dy portierët. Që do të thotë se duhej të luante Strakosha, duke menduar se futja e Berishës, si pasojë e një gabimi të Strakoshës, mund të ndodhte e njëjta gjë edhe me Berishën dhe pastaj telashet do të ishin akoma më të mëdha. Unë jam gjithnjë me parimin "dy të plagosur se sa një i vrarë". Kështu që mendoj se me zgjedhjen e Strakoshës ai i ruajti të dy portierët. Duket që ka përvojë në menaxhimin e situatave.

Mbrojtja është me 5 dhe jo me 3

Kemi luajtur me pesë dhe jo me tre. Është mënyra e tillë që kur sulmon kundërshta­ri para zonës së rreptësisë, pra në gjysmëfush­ën tonë, marrin pjesë tetë deri në nëntë lojtarë. Të gjithë të qartë për detyrat mbrojtëse që duhet të kryhen. Trashi më pëlqeu shumë, sepse luajti sikur ishte prej kohësh titullar në Kombëtare.

Mesfusha, Gjasula është çelësi taktik

Gjasula është një futbollist taktikisht shumë i qartë. Ai luan me një pjekuri si një veteran. Për mendimin tim, ai është lojtari kyç i taktikës së Rejas për idetë që ka. Sa i përket Bares, me lëvizshmër­inë që ka, me veprimet e tij me top dhe pa top, është i pozicionua­r në atë pjesë të fushës ku ndihmon shumë ekipin, por duhet të luajë më shumë me kokën lart dhe të ketë shikim periferik më të shpejtë siç i kërkohet rolit të lojtarit të mesit të fushës. Koha do t'i shërbejë për t'u përmirësua­r akoma më shumë.

"Shoh që në veprimet dhe lëvizjet në sulm, mungon befasia. Harmonizim­i dhe intuita e dy sulmuesve Cikalleshi-Manaj për të zhbalancua­r rreshtimin e mbrojtjes kundërshta­re. E them këtë sepse të dy sulmuesit pak ose aspak lidhen me njëri-tjetrin. Bashkëpuno­jnë pak për të arritur te goditjet në portë. Vërtet fitorja është shumë e thellë, por në portë ka pasur vetëm 2-3 gjuajtje në kuadrat"

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania