Panorama Sport (Albania)

U pëlqeu festa kundër Shqipërisë, federata gjermane kërcënon turqit

Skandali, tifozët i quajnë ambasadorë të luftës

-

Nuk kanë të mbaru ar kritikat për dy lojtarët e kombëtares gjermane, Ikai Gyndoan dhe Emre Xhan pas një pëlqimi në "Instagram". Bëhet fjalë për golin e shënuar në fund të ndeshjes ndaj Kombëtares shqiptare. Çenk Tosun shënoi në minutën e 90-të pas një gabimi të Tomas Strakoshës duke festuar më pas së bashku me shokët e skuadrës, me një përshëndet­je prej ushtari. Mesazhi ishte i qartë: solidarizi­m me presidenti­n Taip Erdogan, i cili së fundmi ka urdhëruar një sulm ushtarak ndaj kurdëve në Sirinë e Veriut. Për shumë gjermanë kjo do të thotë solidarizi­m me luftën.

Një gjest jo i menduar mirë nga dy lojtarët të cilët tani ndodhen në bankën e të akuzuarve nga opinioni publik gjerman të cilët nuk pajtohen kurrsesi me këtë veprim, i cili mund të ketë pasoja të mëdha për ta. Në ndeshjen e luajtur ndaj Estonisë, Gyndoan ishte një nga lojtarët më të mirë për gjermanët duke shënuar 2 gola në fitoren 3-0 në Talin. Por kjo pak rëndësi ka për të gjithë, kur bëhet fjalë për një veprim të tillë. Për ata që nuk e mbajnë mend, në foton e famshme midis Ozil dhe Gyndoan, i pranishëm ishte edhe mesfushori i Mançester Sitit. I buzëqeshur dhe krenar, Gyndoan pozonte me numrin 1 të shtetit turk. "Me presidenti­n tim, një nder i madh", shkruante lojtari në llogarinë e tij pasi takoi Erdoganin. Se si përfundoi ajo histori të gjithë e dimë. Pasojat ishin të mëdha, sidomos për Mesut Ozil i cili u detyrua të tërhiqej nga kombëtarja e Gjermanisë pas shumë kërcënimev­e dhe mosmarrëve­shjeve me drejtuesit e Federatës Gjermane të Futbollit. Ndërsa Gyndoan

ia hodhi paq duke marrë vetëm disa vërshëllim­a në stadium nga tifozët gjermanë. Të rikthehemi te veprimi i fundit, Gyndoan dhe Xhan ishin dy nga 194 mijë personat të cilët pëlqyen postimin e lojtarit turk, por ky pëlqim u hoq menjëherë pasi

veprimi i tyre mori ngjyrime politike. Lojtarët janë justifikua­r me faktin se kishin pëlqyer lajmim vetëm për faktin se shoku i tyre, Tosun, kishte shënuar dhe vetëm kaq. Duke mos mbështetur asnjë lëvizje të askujt aq më tepër kur bëhet fjalë për luftë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Lojtarët turq duke festuar golin kundër Shqipërisë
Lojtarët turq duke festuar golin kundër Shqipërisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania