Panorama Sport (Albania)

Trashi: As në ëndërr kështu, ja ç'më tha Reja

-

LLorenc Trashi në delir. Më në fund i erdhi shansi për të luajtur në Kombëtare dhe i bindi të gjithë me një debutim fantastik. Mbrojtësi i Partizanit, jo vetëm bëri 90 minuta të pëlqyeshme, por arriti që në debutim të shënonte një gol të bukur pas goditjes me të majtën jashtë zone. Në bisedën pas ndeshjes për "RTSH", Trashi nuk i fshehu emocionet që kishte përjetuar në fushë, ndërsa tregoi edhe bisedën me trajnerin Edi Reja para ndeshjes kur mësoi se do të ishte titullar. Tashmë 27-vjeçari ndihet i plotësuar, sepse sipas tij aktivizimi në Kombëtare është një ëndërr e përmbushur. Besoj se as në ëndërr nuk e kishit parë që të debutonit me gol në Kombëtare?

Po, është e vërtetë. Nuk e di, por është një emocion i papërshkru­eshëm me fjalë. Kjo është një ëndërr e bërë realitet. Një ëndërr e plotësuar e prindërve të mi, që kërkonin të më shikonin një ditë duke përfaqësua­r kombin. Shpresoj të kem bërë një debutim të mirë dhe tifozët të jenë kënaqur nga paraqitja e skuadrës. Në fillim dukej sikur e nisët i emocionuar, por me kalimin e minutave fituat besim...?

Nuk mund t'i fshihja dot emocionet, por trajneri dhe shokët më ndihmuan që të përshtates­ha dhe të bëja lojën time. Çfarë ju tha trajneri Reja?

Trajneri më ka thënë: "Kjo është ndeshja jote, luaje si me ekipin tënd, Partizanin, sepse nuk ka asnjë ndryshim. Besimin tim e ke të plotë, kështu që bëj çfarë di të bësh më mirë". Keni një dedikim për golin?

Dedikimi shkon për familjen time dhe dy motrat që më kanë mbështetur në çdo hap të karrierës. Ky gol natyrisht u dedikohet edhe gjithë çunave të ekipit, trajnerit dhe tifozëve për mbështetje­n e madhe. Para ndeshjes jam munduar të jem i qetë dhe besoj se ia dola. Mendoni se mund të vazhdoni të luani titullar edhe në ndeshjet e tjera?

Nuk mund të them se do jem titullar, është shumë shpejt për ta thënë këtë. Gjithsesi, unë do të jap gjithçka sa herë të më besohet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania