Panorama Sport (Albania)

Racizmi, dorëhiqet kreu i federatës bullgare

UEFA nis hetim, policia bullgare mësyn në zyrat e federatës

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Vijnë efektet e para të koreve raciste kundër futbollist­ëve me ngjyrë të kombëtares angleze, të cilat sollën ndërprerje­n e ndeshjes në Sofje mes Bullgarisë dhe Anglisë ditën e hënë. Presidenti i Federatës Bullgare, Borislav Mikhailov, ka dhënë dorëheqjen mëngjesin e të martës pas një presioni të jashtëzako­nshëm edhe të organeve qeveritare, të cilat e kërcënuan me ndërprerje­n e fondeve. Kryeminist­ri i vendit i kërkoi atij të linte detyrën pas ngjarjeve të turpshme në stadiumin "Vasil Levski", takim i vlefshëm për kualifikue­set e "Euro 2020" dhe 30 minuta pas largimit të Mikhailovi­t nga zyra, policia mësyu në zyrat e federatës. "Sot presidenti i Federatës Bullgare të Futbollit prezantoi dorëheqjen e tij, e cila do t'u dorëzohet anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv në mbledhjen e së premtes", thuhej në deklaratën e federatës publikuar në sajtin e saj. "Vendimi erdhi pas tensionit dhe njollosjes së futbollit bullgar", lexonte më tej deklarata.

NISIN HETIMET -

Në pritje të raportit të arbitrave dhe delegatëve, UEFA ka nisur një hetim për koret raciste të përsëritur­a në Sofje, të cilët shkaktuan dy herë ndërprerje­n e ndeshjes BullgariAn­gli gjatë pjesës së parë (minuta e 28-të dhe 43-të). Stadiumi "Vasil Levski" ishte pjesërisht i mbyllur për tifozët në këtë takim, për shkak të dënimit nga UEFA për koret raciste ndaj kombëtares së Kosovës dhe Malit të Zi pak muaj më parë. Presidenti i Federatës Angleze, Greg Klark, e denoncoi si të turpshme dhe të tmerrshme atë që ndodhi me futbollist­ët e tij, me Rahim Sterlingun në veçanti. Klark konfirmoi

nisjen e një hetimi nga UEFA: "Fola me delegatët e UEFA-s si gjatë ndeshjes, ashtu edhe në pushim dhe në fund. M'u tha se do të kryen hetime në mënyrë që këto skena të turpshme dhe të tmerrshme të racizmit të vlerësohen në mënyrën e duhur".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania