Panorama Sport (Albania)

Barça ul çmimin e Kutinjos, Bajerni gati ta blejë

Gjermanët dëshirojnë të përfitojnë, klubet ulen në bisedime

-

Filipe Kutinjo dhe Ba jerni i Mynihut duket se po funksionoj­në shumë mirë me njëri-tjetrin. Braziliani ka siguruar menjëherë një vend në formacioni­n e parë, duke lënë në stol edhe një nga ikonat bavareze, Tomas Mylerin. A do të jetë e ardhmja e braziliani­t në Bundesligë? Një gjë është e sigurt, Bajerni ka të drejtën e blerjes dhe duhet të paguajë 120 milionë euro për të. Por "Bild" zbulon se Kutinjo mund t'u kushtojë më pak gjermanëve. Arsyeja? Skuadra e Barcelonës ka vendosur së bashku me drejtuesit e saj se lojtari nuk do të qëndrojë më në skuadrën katalanase, pavarësish­t se si do të jetë performanc­a e tij në fushën e lojës me kampionët e Gjermanisë. Drejtuesit e të dyja skuadrave pritet të ulen në tryezë dhe të negociojnë për çmimin e kartonit të lojtarit, i cili mund të blihet nga kampionët e Bundesligë­s më lirë se ç'u mendua në fillim. Barcelona është duke menduar për të bërë një sulm të fundit për braziliani­n Nejmar dhe për këtë do t'i duhej çdo qindarkë.

PLANI B - Por çfarë pritet të ndodhë nëse Bajerni vendos të mos marrë shërbimet e 27vjeçarit? Kujtojmë që ai ka një kontratë me spanjollët deri në 2023-shin dhe më pas mund të lihet i lirë, por kjo vështirë të ndodhë, pasi Bajerni pritet të përdorë mundësinë e blerjes në fund të sezonit. Një tjetër hipotezë është edhe rikthimi në Angli. Edhe pse nuk ka asnjë emër konkret, lojtari nuk është i huaj në ishull. Kutinjo e njeh

mirë Premier Ligën, pasi ishte pjesë e Liverpulit përpara se të shkonte në Barcelonë. Gjithsesi, tifozët bavarezë mund të qëndrojnë të qetë, pasi Rumenige dhe Hënes kërkojnë ta mbajnë me çdo kusht fantazisti­n, i cili i ka dhënë skuadrës një fytyrë të re. Vetë

lojtari është shprehur në javët e fundit se ndihet shumë mirë në Mynih dhe se është shumë i lumtur që është pjesë e një skuadre të madhe si Bajerni. Karriera e tij në Gjermani është vetëm në fillim dhe me shumë mundësi do të zgjasë edhe për shumë vite të tjera.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania