Panorama Sport (Albania)

Negociatat me italianët, Saliaj: Ja e vërteta me Dinamon

Drejtuesit e ekipit kryeqyteta­s kërkojnë “duar të sigurta” për 18 herë kampionët e vendit

- FATJON RUPI

Dinamo po kalon një nga momentet më të vështira të historisë së saj dhe zgjidhja duket se do të vijë nga Italia. Pranë klubit blu janë afruar investitor­ë italianë, një kompani nga Roma me drejtues ish-presidenti­n e Triestinës, Marko Pontreli. Janë bërë gjithashtu lëvizjet e para me ndryshimin në stafin teknik, ku vendin e Allmuçës e ka zënë Mauro Manzoni. Por ka disa pikëpyetje për mënyrën si do të funksionoj­ë Dinamo tani e tutje, nëse bëhet fjalë për një bashkëpuni­m apo shitje?

SALIAJ – Për ta sqaruar situatën, “Panorama Sport” ka kontaktuar me administra­torin Ismet Saliaj, i cili vazhdon të jetë ende në detyrë. Ai shpjegon gjithçka me detaje: “Po, jam unë ende administra­tori i Dinamos. Jemi duke diskutuar, është një kompani që ka shprehur dëshirën për të bashkëpunu­ar. Jemi në fazën e njohjes reciproke, ata të njohin problemet tona dhe ne të njohim personat, me të cilët kemi të bëjmë. Kjo është pika më nevralgjik­e e bisedimeve, jemi shumë të interesuar për të ditur se në cilat duar do të kalojë Dinamo, nëse do të kalojë. Është një çështje në diskutim e sipër, nuk ka asnjë vendim. Ata kërkojnë të veprojnë sipas projekteve që kanë paraqitur me gojë. Kanë në plan një Dinamo për në

Superiore. Garancia? Janë shumë të apasionuar me futbollin dhe ardhja me njerëz nga fusha e sportit dhe biznesit më lë përshtypje­n se janë të interesuar për ta ngritur Dinamon. Kjo i ngelet të ardhmes. Çështjen e falimentim­it të Triestinës ma kanë thënë që në

takimin e parë. Kam kërkuar modalitete­t që ne, nëpërmjet rrugëve tona, t’i njohim personat me të cilët kemi të bëjmë. Problemati­kën e trajnerit e kam lexuar te ju dhe gjatë kontakteve që do të kem, do të kërkoj sqarime. Nuk bëjmë asgjë pa u bindur se në cilat duar do ta lëmë

ekipin. Trajnerin është e drejta e tyre ta vendosin, ata kanë ardhur me staf teknik. Edhe unë kam rezervat e mia, por trajnerët janë çështje kohe, varen nga rezultatet. Mbi të gjitha është bërthama. Pika e parë është se duam të njihemi realisht me ata persona që do

ta kenë në dorë Dinamon. Është meraku ynë të gjejmë personat e duhur. Duke parë problemati­kat që kemi pasur, duhet një zgjidhje, sepse nuk mund të lëngojmë gjithë kohën. Duhet një zgjidhje për ekipin, për ne, për tifozët, por jo një zgjidhje e çalë. Jemi në hapat e parë dhe nuk kemi asgjë të shkruar. Duhet besueshmër­i. Ata i njohin problemet e futbollit dhe po kërkojnë bashkëpuni­m, duan ambiente sportive në përdorim, duan një Dinamo si një trup i vetëm. Prioritet kanë edhe moshat”, ka sqaruar Saliaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania