Panorama Sport (Albania)

“Frikë” nga kundërsulm­i, Lerda dorëzohet për skemën

Pritet një rreshtim me 4 mbrojtës në Shkodër

-

Partizani vijon me përgatitje­t në kompleksin "Pepa" të qytetit të Elbasanit, në kuadër të sfidës që do të ketë të shtunën ndaj Vllaznisë në Shkodër. Kjo përballje shihet si shumë e rëndësishm­e në kampin e kuq, pasi një rezultat negativ do ta largonte disi nga vendet e kreut, ndaj Lerda nuk kërkon asnjë surprizë të pakëndshme. Për këtë arsye, italiani është duke provuar me imtësi skemat me të cilat mund t'i kapë "mat" shkodranët, edhe pse këto ditë nuk i ka pasur të gatshëm të gjithë futbollist­ët, për shkak të impenjimev­e të tyre me kombëtaret. SKEMA - Franko Lerda vijon të ketë dyshime sa i përket skemës me të cilën do ta zbresë skuadrën në fushë ndaj Vllaznisë në "Loro Boriçi". Në fillim të sezonit tekniku italian ishte besnik i rreshtimit me tre mbrojtës, madje nuk preferonte ta ndryshonte edhe kur skuadra nuk po funksionon­te dhe rezultatet nuk po vinin. Gjithsesi, me kalimin e

javëve, italiani u "dorëzua" dhe në ndeshje të caktuara filloi lëvizjen në prapavijë, duke shkuar në një rreshtim klasik me katër mbrojtës. Edhe në ndeshjen e fundit ndaj Teutës u luajt me katër mbrojtës, edhe pse në fund nuk ia dolën që të merrnin tri pikët, por vetëm një barazim 1-1. Për ta përforcuar idenë e ndryshimev­e në rreshtim sa i përket mbrojtjes, edhe në seancat stërvitore në javën anti-Vllazni, Lerda ka provuar vazhdimish­t në stërvitje rreshtimin me katër mbrojtës në prapavijë dhe duket se ndaj shkodranëv­e pritet të luajë me skemën 4-3-3. Megjithatë, nuk përjashtoh­et edhe mundësia që t'i rikthehet skemës së vjetër me tre mbrojtës, në varësi të lojtarëve që do të hedhë në fushë.

FRIKA - Vllaznia është në vendin e parë dhe deri më tani ka qenë "kockë e fortë" për çdo kundërshta­r, por ajo që tregoi potenciali­n e tyre ishte fitorja ndaj Kukësit në "Elbasan Arena". Pikërisht, mënyra se si

Jonuz hodhi në fushën e lojës skuadrën shkodrane ndaj kuksianëve ka bërë që Lerda të tregohet i kujdesshëm për përballjen me Vllazninë, duke iu druajtur kundërsulm­it të tyre. Madje, me këtë pjesë mësohet se është marrë jo pak me lojtarët, duke kërkuar që të mos i lejojnë hapësira kundërshta­rit për të bërë kundërzbri­tje të rrezikshme. Madje, në skemën me tre mbrojtës rreziku për t'u kapur "gafil" shihet si më i madh, ndaj Lerda mund të ndihet i detyruar të luajë me katër, edhe nëse se pëlqen atë. Lerda pritet të mos ketë mungesa në përballjen me shkodranët, përveç mesfushori­t Aristotele­s Romeros, për shkak të pezullimit për kartonin e kuq të marrë ndaj Teutës. Gjithsesi, pjesa tjetër e skuadrës është e gatshme, duke llogaritur edhe të rikthyerit nga sfidat e Kombëtares, ndaj nuk pritet që për Lerdën të jetë një shqetësim i madh mungesa e Romeros. Vladimir Mema

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania