Panorama Sport (Albania)

“Ferguson ka trukuar Junajtid-Juventus”

Italiani i hetuar për korrupsion ia zbuloi këto një gazetareje të maskuar si biznesmene

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Ish-trajneri i Mançester Junajtid, Sër Aleks Fer guson, është akuzuar nga një menaxher që akuzohet për korrupsion, se ka trukuar një ndeshje të Mançester Junajtid kundër Juventusit në Champions (pa specifikua­r datën) dhe ky i fundit e ka shpërblyer me një orë Rolex floriri me një vlerë prej 30 mijë paundësh. Rrëfimi u bë gjatë një seance gjyqësore ditën e enjte (dje) në Angli. Xhuzepe “Pino” Paljara, menaxheri 64-vjeçar me origjinë italiane, ia bëri këtë pohim një gazetareje të maskuar si sipërmarrë­se në botën e futbollit, e cila gjoja po përpiqej të hynte në tregun e futbollist­ëve u tha në gjykatë. Paljara tha se trajneri legjendar i “djajve të kuq” trukoi një ndeshje të ekipit të tij kundër gjigantëve italianë dhe e akuzoi skocezin edhe se përfitonte para nga transferim­et e futbollist­ëve. Paljara është aktualisht nën akuzë për ryshfet, së bashku me ndihmëstra­jnerin e Barnslejt, Tomi Rajt dhe menaxherin e futbollit Daks Prajs. Që të tre ata i mohojnë akuzat për dhënie ryshfeti. Ata janë vendosur nën akuzë pas skandalit të mashtrimit që gazeta “Daily Telegraph” zbuloi në 2016-ën, të cilat përfshinë dhe sollën më pas dorëheqjen e trajnerit të kombëtares së Anglisë, Sem Allerdajs. Gjatë procesit të ditës së enjte, në gjykatë u dëgjua edhe dëshmia e Paljarës për trajnerë të ndryshëm të Premier Ligës, që ai i kishte dhënë gazetares investigat­ive Kler Njuell. Ajo ishte hequr si një përfaqësue­se e një kompanie menaxhimi futbollist­ësh, për të hetuar korrupsion­in. Gjatë bisedës me gazetaren, Paljara dhe Prajs ishin mburrur për lidhjet e tyre në Belgjikë, Itali dhe Angli, duke pretenduar se ata kishin hapur llogari bankare në Zvicër për shumë trajnerë të Premier Ligës dhe kishin baltosur edhe emra të tjerë të njohur të trajningut në Angli, si Stiv MekLaren, Herri Redknap dhe trajnerin Neill Uornok. Por gjatë përmendjes

së këtyre emrave që nuk kanë lidhje për çështjen në fjalë dhe Sër Aleks Fergusonit, prokurori Brajan O’Nill kërkoi disa herë që këto dëshmi të ndërprites­hin, sepse personat në fjalë nuk ndodheshin në sallën e gjyqit dhe se i pandehuri thjesht donte që të hidhte baltë mbi figurën e tyre.

 ??  ??
 ??  ?? Aleks Ferguson, ish-trajneri legjendar i Junajtid
Aleks Ferguson, ish-trajneri legjendar i Junajtid
 ??  ?? Xhuzepe Paljara, menaxheri italian që akuzoi Fergusonin, duke shkuar dje në gjykatë
Xhuzepe Paljara, menaxheri italian që akuzoi Fergusonin, duke shkuar dje në gjykatë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania