Panorama Sport (Albania)

Kriza financiare, Milani nxjerr yjet në shitje

Rrezikojnë Suso e Xhixho, por në treg edhe të tjerë

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

146 milionë euro, një humbje në bilanc që nuk ka se si të mos ndikojë në strategjit­ë e së ardhmes afatshkurt­ër të Milanit. Kuqezinjtë do të duhet të rregullojn­ë gjendjen e arkave dhe përveç vështirësi­ve për merkaton në hyrje, drejtuesit mbase do të detyrohen të shesin ndonjë nga xhevahiret e ekipit që aktualisht stërvitet nga Stefano Pioli.

XHIXHO E SUSO – Arkëtimet tashmë më shumë se nevojë janë një detyrim. Boban e Maldini do të duhet të shesin, duke u përpjekur të ndikojnë sa më pak në cilësinë e organikës. Nuk përjashtoh­et që Milani të vendosë të bëjë “kurbane” në merkato, duke lejuar që në janar largimin e njërit mes Susos dhe Xhanluixhi Donarumës. Pikërisht kjo dyshe është ajo që mund t’i garantojë klubit fitimin më të madh sepse spanjolli ka ardhur falas ndërsa portieri është produkt i ekipeve zinxhir. Për 40 milionë euro mund të largohet sulmuesi anësor, teksa për “kokën” e Xhixhos duhen 60 milionë euro.

MUNDËSI REALE – Për Donarumën gjatë verës pati bërë hapa konkretë vetëm PSG-ja, duke ofruar 20 milionë euro dhe kartonin e Alfons Areolas. Ky i fundit tashmë ndodhet në Madrid, ku përfundoi në këmbim të Navasit. Në këto rrethana, përveç blerësit të ri, duhet edhe një ekip që t’i garantojë

Donarumës ekskluzivi­tetin e portës dhe një pagë mbi 6 milionë eurot në sezon që arkëton nga “Djalli” çdo vit. Duke shitur 20-vjeçarin, italianët do të kursenin 11 milionë eurot në sezon që ai i kushton borderosë (rrogë dhe taksa), plus do të arkëtonin

një shumë të majme që do të rregullont­e disi gjendjen e mjeruar të arkave. Me Suson diskutimi është më i përmbajtur në aspektin e milionave, por fitimet janë gjithashtu të konsiderue­shme. Me largimin e mëngjarash­it Milani do të kursente thuajse 6

milionë euro ne vit mes rrogës e taksave, do të përfitonte 40 milionë euro nga kartoni, e sidomos do të shmangte çdo diskutim mbi rinovimin e kontratës, një kërkesë që babai menaxher i futbollist­it e ka bërë të qartë që në fillim të sezonit aktual.

ALTERNATIV­AT – Përveç Susos e Xhixhos, largimi mund të prekë edhe Lukas Paketan. 40 milionë euro thuhet të ketë gati PSG-ja për braziliani­n, teksa edhe për Piontek ka sirena merkatoje pavarësish­t se vlera e polakut ka rënë jo pak me fillimin e sezonit

të ri. Kesi është gjithashtu një profil që kuqezinjtë do ta sakrifikon­in pa shumë pengje, teksa vështirë që klubi të privohet që në janar nga Alesio Romanjoli. Kapiteni mund të përfundojë në treg gjatë verës, kur edhe kriza e “Djallit” të ketë marrë një formë më konkrete.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania