Panorama Sport (Albania)

Kovaç tërhiqet: Gabova unë me Mylerin

"Gabova, kam folur me Tomasin dhe tani gjithçka është sqaruar midis nesh"

-

Bajerni i Mynihut do të ndeshet nesër ndaj Augsburgut për javën e 8-të të Bundesligë­s. Bavarezët kërkojnë me patjetër 3 pikët për të qëndruar sa më pranë vendit të parë që mbahet nga Gladbahu. Trajneri Niko Kovaç është optimist se skuadra e tij do bëjë një paraqitje pozitive. Kroati pranoi se kishte gabuar me deklaratën për Tomas Mylerin pas ndeshjes me Hofenhamin.

Si është gjendja e lojtarëve të ardhur nga ndeshjet me kombëtaren?

Jemi shumë të lumtur pasi të gjithë lojtarët janë kthyer të shëndetshë­m nga kombëtaret e tyre. Tani mund të mendojmë të qetë për ndeshjen e fundjavës ndaj Augsburgut. Më vjen shumë mirë për Lukas Hernandez, i cili u la pushim në ndeshjen e parë dhe në të dytën arriti ta mbyllte pa probleme. Të gjithë jemi shumë të lumtur për të, besoj se edhe në Francë ndihen njësoj.

Çështja "Myler" është mbyllur për ju?

Nuk mund të them nëse Tomas do të luajë apo jo në fundjavë. Nuk e kam bërë asnjëherë dhe nuk kam për ta bërë edhe sot(dje). Kam dy ditë kohë për ta menduar. E pranoj që deklarata pas ndeshjes me Hofenhaimi­n ishte e gabuar. I kërkoj falje Mylerit pasi nuk doja ta ofendoja. Bisedova me të një ditë pas ndeshjes dhe i shpjegova se përse i thashë ato fjalë. Por gjithçka është sqaruar tashmë dhe kjo temë për ne është e mbyllur.

Si është gjendja e Alabas?

David është drejt përmirësim­it. Por plaga e tij është ende e hapur dhe duhet të presim dhe disa ditë për të vendosur. Nuk dua të rrezikoj asgjë pasi duhet të mendojmë edhe për ndeshjet e ardhshme. Në stërvitjen e sotme (dje) ai u paraqit shumë mirë dhe tani duhet të presim për atë të fundit që të kemi një ide më të qartë. Gorecka? Leon ka punuar shumë mirë dhe mendoj se do të jetë i gatshëm duke u nisur nga java tjetër.

Ju pret një javë e vështirë, sa potencial ka skuadra për ta përballuar?

Presioni do të jetë i madh në javët në vazhdim. Do të kemi ndeshje në mesjavë dhe fundjavë, por besoj se skuadra është në gjendje për të dhënë maksimumin. Rivaliteti në Bundesligë është i madh, pasi edhe skuadra si Dortmundi, Leverkusen­i dhe Lajpcigu mund të jenë në gjendje për të zënë vendin e parë.

Çfarë sfide parashikon­i në Augsburg?

E thashë edhe para ndeshjes me Hofenhamin se

nuk ka ndeshje të lehta në kampionat. Luajmë në transfertë dhe duam ta fitojmë ndeshjen për të marrë kreun e renditjes.

Boateng është fotografua­r në Berlin, ju shqetëson kjo gjë?

Të gjithë lojtarët e dinë se

çfarë bëjnë me kohën e tyre të lirë. Zheron kërkoi të mos ishte prezent në stërvitje dhe kaq. Se ku dhe për çfarë shkon nuk më intereson.

Si e vlerësoni punën e Hansi Flik në skuadër?

Hansi njeh shumë lojtarë nga kombëtarja dhe e di

shumë mirë se si funksionoj­në këto gjëra. Kjo është shumë e rëndësishm­e për mua. Futbolli i sotëm është bërë shumë i komplikuar saqë flitet për çdo gjë tjetër përveçse për taktika. Ndaj është e rëndësishm­e të kesh në skuadër një trajner të dytë si Hansi Flik që flet herë pas here me lojtarët.

Gnabri tregoi edhe me kombëtaren se po kalon një formë të mirë, jeni i kënaqur me ecurinë e tij?

Serge është rritur shumë, kjo mund të shihet nga kushdo. Por prapë mendoj se ai duhet të punojë ende më

shumë pasi ndodhet akoma në fillim të karrierës së tij. Ai ka aftësitë për t'u bërë një nga lojtarët më të mirë të Bundesligë­s nëse qëndron me këmbë në tokë.

Çfarë planesh keni me Kysons dhe Dejvis?

Alfonso ka cilësi të shkëlqyera, është i shpejtë dhe luan mirë në disa pozicione. Detyra jonë është ta rrisim teknikisht për t'u përshtatur më mirë në fushën e lojës. Jam shumë i lumtur për golin e shënuar dhe shpresoj që ta bëjë sërish në ndeshjet e ardhshme. Mikael e ka ndërprerë stërvitjen e sotme (dje).

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania