Panorama Sport (Albania)

Shfryn Calja: Mora 4 medalje, qeveria nuk më jep paratë

"Në Shqipëri po m'i hedhin në kosh të gjitha arritjet historike"

-

Briken Calja ka shpërthyer me anë të një statusi në rrjetet sociale dhe shkak është bërë situata në të cilën ai po kalon. Peshëngrit­ësi shqiptar tregon se nuk ka marrë asnjë shpërblim dhe i bën thirrje Kryeminist­rit dhe ministres së Sporteve për të bashkëpunu­ar dhe të zgjidhet kjo situatë aspak e mirë për të. Ai shprehet se është lodhur nga burokracit­ë dhe se ka bërë çdo gjë për të marrë atë që meriton. Gjithashtu, bën dhe një krahasim me rastin e kundërshta­rit të tij bullgar, që është stimuluar nga qeveria për arritjet e tij.

Reagimi i plotë:

I ZHGËNJYER DHE I ZEMËRUAR, POR KRYELARTË

"Përgjatë dy viteve të fundit kemi arritur rezultate historike për sportin shqiptar dhe për peshëngrit­jen në veçanti! Por në Shqipëri, këto triumfe historike të hidhen në kosh sa hap e mbyll sytë. Marrim një shembull konkret: Në Bullgari, kundërshta­rit tim në peshën 73 kg, Andreev Bozhidar, pas 21 ditëve, kohë e cila është normale për sa i përket pritjes që i bëhen analizave antidoping, ministri përkatës i Sporteve i bën pritje zyrtare dhe i siguron mbështetje të mëtejshme institucio­nale, financiare dhe morale për garat e ardhshme. Ndërsa në një univers paralel, Briken Calja në Shqipëri, fitues i 4 medaljeve të arta e 2 të argjendta evropiane dhe një bronzi botërore, ende nuk është shpërblyer për të gjitha medaljet që i takojnë dhe është në pritje, ende pas 19 muajve, për një pritje zyrtare nga ana e institucio­neve përkatëse. Ky është skandal dhe qesharak

njëkohësis­ht. Meqë ra fjala te shpërblime­t, po ju informoj e sqaroj që zyrtarët e ministrisë, me anë të disa argumentev­e qesharake, nuk zbatojnë dhe hedhin në kosh rregullat e Federatës Botërore të Peshëngrit­jes dhe V.K.M-në për shpërblime­t në sport. Unë po kërkoj zbatimin e një VKMje, asgjë më shumë, as lëmoshë e asgjë. Për Brikenin flet rezultati dhe jo burokracit­ë dhe parazitizm­at e rëndomta që gjejmë në shoqërinë tonë. Realisht ligji i sportit dhe VKM-të përkatëse janë

përmirësua­r ndjeshëm, po problemi qëndron te zbatimi i tyre. Po vuaj padrejtësi­sht këtë çështje. Dispozitat ligjore të parashikua­ra në V.K.M dhe ligjin shqiptar më japin plotësisht të drejtë të përfitoj shumë herë me tepër se çfarë kam përfituar deri më sot. Konkretish­t, në 2018, kam marrë 3 medalje ari dhe jam shpërblyer vetëm për një të tillë, shto dhe faktin që për shpërblimi­n e një medaljeje të vetme kam pritur 1 vit të plotë kalendarik, ndërkohë ligji shqiptar e parashikon për 3 muaj. E njëjta gjë ndodh dhe me medaljet e 2019. Më kanë kërkuar dokumentac­ion nga Federata Botërore e Europës, Komiteti Olimpik dhe Federata Shqiptare. Ja kam dorëzuar të gjitha dokumentet përkatëse dhe ministria i ka dorëzuar vetë në institucio­net përkatëse. Tani nuk dihet se ku qëndron problemi. Çfarë duhet të bëj më Briken Calja? Prisni, se ka akoma: Çështje tjetër është dhe punësimi i medalistëv­e të kampionati­t Evropian dhe Botëror. Konkretish­t, nga ana ligjore, unë përfitoj

punësim pranë Ministrisë se Brendshme ose të Mbrojtjes, por deri tani asgjë e tillë s'ka ndodhur edhe pse dokumentac­ionet janë plotësuar të gjitha zyrtarisht. Se kur do të plotësohen këto gjëra nuk e di, mbase pas një shekulli! Ligji dhe VKM-ja për sportet kanë një vit që kanë hyrë në Fletoren Zyrtare. Jam i lodhur nga këto burokracir­a. Kur do të vijë dita që do të marrim atë çka meritojmë. pa u bërë pjesë e këtyre dogmave skandaloze të shoqërisë sonë. Njëkohësis­ht, nëpërmjet këtij postimi

publik, i drejtohem Kryeminist­rit dhe ministres së Arsimit dhe Sporteve. Jam i gatshëm të bashkëpuno­j për t'i dhënë drejtimin e duhur zgjidhjes së kësaj situate. I zhgënjyer, i zemëruar, por kryelartë. Juaji, Brikeni", shkruan në postimin e tij, sportisti më i suksesshëm shqiptar në arenën ndërkombët­are. Kujtojmë që Calja vetëm disa javë më parë arriti të renditet i pesti në botë, në evenimenti­n e zhvilluar në Tajlandë, aty ku madje mori edhe një medalje bronzi në stilin e shkëputjes.

 ??  ?? Sportistët shqiptarë në Lojërat Olimpike 2016, mes të cilëve Briken Calja dhe Luiza Gega
Sportistët shqiptarë në Lojërat Olimpike 2016, mes të cilëve Briken Calja dhe Luiza Gega
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania