Panorama Sport (Albania)

“Për fitore ndaj Vllaznisë, por nuk festoj po shënova”

- Si ju duket Vllaznia-Partizani, Kush fiton të shtunën?

Partizani ka qenë “preja” e preferuar e Erald Çinarit kur luante te Vllaznia, por nesër, futbollist­i shkodran shkon si i kuq në “Loro Boriçi”, me shpresën që të ruaj zakonin për të shënuar në një ndeshje të tillë. Gjithsesi, ai ka pohuar se nuk do të festojë nëse do të shënojë gol në portën e Vllaznisë. Në intervistë­n e dhënë dje për “RTSH Sport”, 23vjeçari e shikon si ndeshje të ekuilibrua­r dhe deklaron se Partizani do të zbresë në fushën e stadiumit “Loro Boriçi” për të marrë maksimumin. Çinari pohon se Vllaznia meriton respekt dhe vëmendje, kjo jo vetëm për faktin se është klubi ku është rritur si futbollist, por edhe për momentin që po kalojnë kuqeblutë në këtë fillim sezoni. Numri shtatë i “demave” pohoi se Partizani gjithnjë e ka pasur të vështirë me Vllazninë, por beson te suksesi i nesërm. të sigurta ka Partizani për Vllazninë. Aristotelo Romero është i pezulluar nga kartoni i kuq që mori ndaj Teutës, ndërsa portieri Aldo Teqja mungon për shkak të aksidentit që ka pësuar para dy javësh.

por tani nga krahu tjetër, si lojtar i të kuqve?

Vllaznia është ekipi ku unë jam rritur si futbollist. Skuadra shkodrane po kalon një moment shumë të mirë, pasi edhe në përbërje kanë lojtarë shumë të mirë. Besoj se do të jetë një ndeshje tepër e rivalizuar dhe e bukur. Shpresoj që të dalim me pikët maksimale, pasi ne do të shkojmë atje për të fituar.

Skuadra shkodrane mbetet e vështirë për kundërshta­rët. Cili është mendimi juaj për Vllazninë e sivjetshme?

Ekipi i Vllaznisë ndodhet në një moment shumë të mirë, ka marrë rezultatet. Por, Vllaznisë gjithmonë i ka peshuar fanella dhe çdo herë ndeshjet kundër skuadrës shkodrane kanë qenë tepër të vështira.

Partizanin e keni ndëshkuar si kundërshta­r. Mund t’i ndodh ky ndëshkim edhe Vllaznisë dhe nëse do të shënonit, a do të festonte Çinari?

Sigurisht që nuk do të festoj, pasi është ekipi ku unë jam rritur. Por jam profesioni­st dhe do të bëj punën time dhe po m’u dha rasti, normalisht që do të bëj gol. E vetmja gjë që mund të bëj në këtë rast, është se nuk do të festoj, në shenjë respekti.

Shpresoj që të fitojmë ne. E thashë edhe më sipër se e parashikoj si një ndeshje tepër të rivalizuar dhe le të fitojë më i miri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania