Panorama Sport (Albania)

Pesë pikë më pak, Lerda kërkon revansh në Shkodër

Të kuqtë kryesonin me Gegën një vit më parë pas 7 javësh

- ILIR CARA

Në tri javët e para të kampionati­t aktu al u fol për një Partizan që ishte fotokopje e skuadrës së drejtuar nga ishtrajner­i Skënder Gega një vit më parë. Por transferta e Laçit, në javën e katërt, i ndau korsitë, pasi të besuarit e trajnerit Franko Lerda nuk arritën të merrnin pikë. Statistika­t e shtatë javëve të para flasin qartë që ecuria e Partizanit të Lerdës është më e ulët se e “demave” të drejtuar nga Gega, që në fund u kurorëzuan me titullin kampion, trofe i cili vinte pas një mungesë 26-vjeçare. Nesër, kampionët në fuqi i pret një transfertë e vështirë, ku në Shkodër ndeshen me bashkëkrye­suesit e kampionati­t, Vllazninë. Që situata të mos përkeqësoh­et dhe që Partizani të mos distancohe­t nga kreu, trajneri Lerda pritet të hedhë në fushë një formacion që do të kërkojë revanshin e pikëve të lëna deri tani. Në shtatë javët e para, skuadra e Lerdës ka grumbullua­r 5 pikë më pak se Partizani i edicionit të fundit, në të njëjtën pikë të kampionati­t. Ekipi i trajnerit italian i ka të gjitha të dhënat e 7 ndeshjeve të para më të ulëta sesa skuadra e drejtuar nga Skënder Gega. Partizani aktual ka 11 pikë dhe mban vendin e gjashtë, ndërsa vjet në këtë periudhë kishin 16 pikë dhe ishin të parët. 6 gola ka shënuar Partizani në shtatë javë kampionat, që i bie të ketë një mesatare shënimi 0.85 gola për ndeshje. Ndërsa golat e pësuar janë pesë. Vjet golat e

shënuar ishin tetë dhe kishin pësuar vetëm në një rast, pikërisht me penallti, në javën e parë në Korçë. 5 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje ishte bilanci i skuadrës së drejtuar nga Skënder Gega, ndërsa të kuqtë nën drejtimin e Franko Lerdës deri tani kanë 3 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje. Në krahasim

me edicionin e shkuar, skuadra aktuale është më e investuar, fakt i cili vërtetohet vetëm në sulm, ku drejtuesit, gjatë merkatos së verës, afruan tri alternativ­a për “pykën” e munguar. Nisur nga këto shifra, i bie që nesër të besuarit e Lerdës të kërkojnë trepikëshi­n në “Loro Boriçi”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania