Panorama Sport (Albania)

Tirana pa shënjestër, Mema vë në rresht ekipin

10% e topave shkojnë në rrjetë, problem gjuajtjet me kokë

- OLSI AVDIAJ

Janë sulmi më i mirë në Kategorinë Superiore me 12 gola të shënuar, por pa shënjestër në stërvitje. Të enjten, lojtarët e Tiranës kanë xhindosur jo pak trajnerin Ardian Mema. Numri një i stolit bardheblu kishte ndërtuar 90minutësh­in e djeshëm, që skuadra gjatë punës të shënjestro­nte portën me gjuajtje nga çdo cep i fushës. Ama në fund, trajnerit të bardhebluv­e, stërvitja i doli një fiasko e vërtetë. Vetëm 10 për qind e gjuajtjeve të 25 lojtarëve shkuan në rrjetë dhe kjo nevrikosi jo pak Ardian Memën që kërkonte gola në seri, por që mori vetëm zhgënjim. Ngërçi apo paaftësia e bardhebluv­e para portës, me këmbë apo me kokë (që ishte edhe më keq), vazhdoi edhe gjatë takimit që bëri ekipi titullar me atë të rezervave, ndërsa trajneri në fund të stërvitjes urdhëroi ndihmësin e tij, Erion Xhafa, që të merrte 10 lojtarë dhe në shenjë ndëshkimi të punonin para portës, duke gjuajtur pa fund në katërkëndo­rin bosh. Një situatë e sikletshme për titullarët bardheblu, të cilët luajnë për titullin dhe janë nga më të paguarit në Shqipëri, por në stërvitje nuk arrijnë

ta çojnë topin në rrjetë. Histori e ngjashme me penalltitë e sezonit të shkuar, ku Tirana vendosi rekordin negativ për 11-metërshat e humbur gjatë lojës.

NGJASHMËRI­TË – Është e çuditshme, por historitë përsëriten si brenda dhe jashtë

Shqipërisë. E njëjta ngjarje në Juventusin e famshëm të Zllatan Ibraimoviç­it dhe Fabio Kapelos. Ky i fundit, kur shkoi te zonja e vjetër testoi skuadrën sesi gjuanin dhe pa që sulmuesit ishin skandalozë para porte. Menjëherë Do Fabio detyroi jo më shumë dhe jo më pak

“Ibran” dhe plot të tjerë, yje në Serinë A, të punonin 30-60 minuta pas stërvitjes për gjuajtjet në portë. Një situatë e ngjashme te bardheblut­ë, të cilët dje siç duket dje nuk e kishin mendjen në vend. Faktikisht, nuk është hera e parë që Mema përballet me këtë gjendje në

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania