Panorama Sport (Albania)

Nuabueze: Dua një nga dy vendet e para, tani ringjallem­i

Sulmuesi amerikan i Laçit flet para sfidës me Tiranën

-

Kirian Nuabueze është zbulimi i Laçit në Kategorinë Superiore. Në këtë fillim të kampionati­t, afrikani i natyralizu­ar amerikan ka arritur të shënojë 4 gola. Sulmuesi, së fundmi ka dhënë një prononcim për "SuperSport", ku flet për përvojën e re që ka nisur në kampionati­n shqiptar. "Personalis­ht, ndihem shumë mirë, kam përvojën time në futboll dhe mendoj që kampionati shqiptar është shumë i fortë. Objektivi im është të shënoj gola. Përpiqem dhe punoj çdo ditë që të përmirësoh­em, kërkoj ta dërgoj veten time në maksimum, të jem i dobishëm për veten dhe për skuadrën. Jam i sigurt që do bëj gjëra të mira këtu. A mund të jem golashënue­si më i mirë në fund? Kam shumë besim te vetja, ndaj pse të mos ndodhë, por, e përsëris, më duhet të punoj shumë çdo ditë", tha në fillim sulmuesi i Laçit. Nuabueze e pranon se fillimi i kampionati­t nuk ka qenë shumë i mirë, por tashmë me trajnerin e ri beson te ringritja në pjesën e sipërme të tabelës së klasifikim­it. "Nuk e kemi filluar me maksimumin e mundshëm, por besoj se do të ringrihemi. Kjo skuadër ka cilësi, gjithçka do të shkojë në rrjedhën e duhur. Tani kemi një trajner të ri dhe shumë shpejt do të gjejmë atë ritëm që të gjithë po kërkojmë, jam i bindur që rezultatet do të vijnë", vazhdoi më tej ai. Futbollist­i pohon se po e pret me padurim ndeshjen kundër Tiranës dhe është i bindur se Laçi do të bëjë shumë mirë. Ai madje shpreson te një gol në portën e vendësve. "Po e presim me padurim këtë ndeshje kundër Tiranës, duhet të reagojmë pas rezultatev­e të fundit. Mendoj se do të jetë një duel shumë i fortë. Kam besim te vetja dhe te skuadra ime dhe jam i bindur se do bëjmë shumë mirë", ka rrëfyer sulmuesi. Bomberi pranon se ai dhe Laçi kanë synime këtë sezon. Ai shprehet se dëshira e tij është që kampionati­n me kurbinasit ta mbyllë midis dy vendeve të para. "Mendoj që në fund do jemi në kuotat e larta të renditjes, mjafton të mos dorëzohemi dhe të punojmë me të gjitha forcat. Ne si lojtarë, trajneri, stafi drejtues, të gjithë së bashku si një familje. Dëshira ime është ta mbyllim mes dy vendeve të para, shpresoj shumë, por kjo mbetet për t'u parë në të ardhmen", mbylli sulmuesi Kirian Nuabueze.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania