Panorama Sport (Albania)

Udhëtim rraskapitë­s dhe shumë presion, Flamurtari do kthesën

Shmanget grumbullim­i, Sadedini porosi mbrojtjes

- Ermal Sika

Udhëtim rraskapitë­s përpara ndeshjes me Teutën. Futbollist­ët dhe stafi teknik i Flamurtari­t do të nisen vetëm sot drejt Elbasanit, atje ku do të luhet edhe ndeshja. Kështu kanë vendosur drejtuesit, të cilët duke qenë se situata ekonomike është e vështirë, duan që të shkurtojnë në maksimum shpenzimet. Klubi ka zgjedhur që takimet jashtë fushe t'i bëjnë udhëtim vajtje-ardhje edhe pse mund të jenë të largëta. E vetmja transfertë ku ekipi u grumbullua një ditë përpara ka qenë ajo e Korçës, e cila ka përkuar me nisjen e kampionati­t. Ndërsa që të gjitha ndeshjet e tjera, në Tiranë me Partizanin, me Luftëtarin në Gjirokastë­r apo në Ballsh me Bylisin, kanë shmangur grumbullim­in dhe kanë udhëtuar brenda ditës. Në këto kushte, klubi ka vendosur që të kursejë paratë që do të paguheshin për fjetjen në hotel, si edhe ndonjë vakt ushqimi. Por kjo nuk është aspak normale për një klub profesioni­st. Kështu do të ndodhë edhe këtë javë. Futbollist­ët dhe stafi teknik janë njoftuar dje që nuk do të ketë grumbullim dhe drejt Elbasanit do të shkohet vetëm sot. Pas më shumë se dy orësh rrugë me autobus, lojtarëve do u duhet që të zbresin në fushë dhe nuk do të ishte habi që lodhja të ndikonte në rendimenti­n e tyre.

PARALAJMËR­IMI - Flamurtari do të kërkojë sot kthesën në ndeshjen me Teutën dhe fakti që do të luhet në "Elbasan Arena", shihet si një faktor favorizues. Është java e tetë dhe ekipi nuk e ka shijuar ende fitoren e parë. Sinan Idrizi ka kërkuar 6 pikë në 180 minutat e radhës. Në këto kushte, ndaj durrsakëve dhe Vllaznisë nuk lejohen gabimet. Nëse nuk ia dalin duke filluar nga sot, pritet që

stoli i Dritan Sadedinit të vendoset në rrezik. Paralajmër­imin e bëri pak ditë më parë për "Panorama Sport" vetë administra­tori, teksa thoshte: "Te Flamurtari nuk ka më asnjë të paprekshëm, që nga unë i pari. Aktualisht Flamurtari e ka timonierin. Ai quhet Dritan Sadedini. Nëse trajneri e bën punën mirë, do të qëndrojë, në të kundërt, do të largohet. Për këtë jam i prerë në mënyrë kategorike. Sadedini aktualisht është trajneri i Flamurtari­t. Por çdo gjë do të varet nga rezultatet. Nëse nuk do të ketë rezultate, patjetër që do të largohet. Të gjithë ikin dhe vijnë, ai që mbetet është Flamurtari".

POROSITË - Dritan Sadedini ka

dhënë një "mal" me këshilla para kësaj ndeshjeje. Me fitoren që është kthyer në detyrim, trajneri pret një ekip më të përqendrua­r në fushë. Një nga porositë ishte posaçërish­t edhe për mbrojtjen, të cilët i ka paralajmër­uar që të jenë sa më të kujdesshëm për të mos pësuar gol. Nuk ka lënë pas dore as sulmin, teksa pret që të luhen të gjitha "kartat" për të dalë me pikë nga kjo transfertë, duke shfrytëzua­r çdo rast. Rëndësi duhet t'i jepet finalizimi­t të aksioneve dhe për këtë tekniku u ka thënë lojtarëve që të jenë të qetë përpara porte. Dhe golat nuk i pret vetëm nga sulmuesit, por prej të gjitha reparteve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania