Panorama Sport (Albania)

Asioni, “nipçja” i Dajës: E mundim Kukësin

"Favori ynë është që luajmë në shtëpi përballë tifozëve tanë"

- LLAZI SARO

Asion Daja komen ton për herë të parë aventurën e tij te Skënderbeu më shumë se një muaj pas mbërritjes në Korçë. Mesfushori kryeqyteta­s ka folur në një intervistë për "Panorama Sport" në lidhje me këtë eksperienc­ë të re në karrierën e tij, ecurinë e Skënderbeu­t në kampionat dhe është ndalur edhe te marrëdhëni­a me Ilir Dajën, trajnerin, me të cilin kanë të njëjtin mbiemër.

Shtatë javë në Korçë, si kanë qenë këto ditë për Asion Dajën te Skënderbeu?

Të them të drejtën jam ndier shumë mirë këtu te Skënderbeu, pasi që në javët e para që kam ardhur, tifozëria më ka pritur shumë mirë. Ekipi po ashtu më ka pritur mjaft mirë dhe kjo më ka shërbyer që të ambientohe­m. Përtej kësaj, them se kemi bërë mirë edhe si ekip dhe personalis­ht, por normale që e mira nuk ka asnjëherë fund.

Asion sa ju ka kushtëzuar ai dëmtim në ndeshjen e parë tuajën…

Të them të drejtën, më ka penalizuar disi, pasi nuk kam qenë gjatë gjithë kohës në formën time optimale dhe besoj se do të kisha bërë akoma edhe më mirë në fushë. Por tani e kam hedhur pas dëmtimin dhe jam gati.

A janë pak për Skënderbeu­n 12 pikë në 7 javë kampionat?

Atëherë, dua të them se ky kampionat është disi i çuditshëm, për shkak të rezultatev­e që po prodhon. Nga vetë pozicioni ku jemi në klasifikim, do ta quaja pozitiv këtë start të kampionati­t, pasi kemi marrë maksimumin e pikëve që janë marrë dhe nga ekipet e tjera. Por që sikundër e thashë edhe më sipër, mund të kishim bërë akoma më mirë.

Po shohim një ekip që s'ka vijimësi. Çfarë ndodh me Skënderbeu­n?

I kemi analizuar edhe me profesorin këto luhatje dhe shpresoj që të mos përsëriten më, pasi ka pasur probleme taktike në fushë. Ndoshta nuk i kemi bërë si duhet detyrat që na kanë caktuar. Për këtë jemi detyruar më pas të pësojmë gola të shumtë, që nuk i kanë hije Skënderbeu­t.

Ndeshja me Kukësin, sa e vështirë do të jetë?

Sikundër e thashë, ky kampionat është disi i çuditshëm. Çdo ndeshje është e vështirë dhe ka rezultate surprizë. Kukësi ka një ekip pretendent për titull dhe një trajner që e njeh mirë kampionati­n shqiptar. Favori ynë është që luajmë në shtëpi

përballë tifozëve tanë. Kjo ndeshje s'ka nevojë për motivim, pasi të luash përballë tyre të vetmotivon. Duhet të tregojmë vlerat tona në këtë takim.

Do jetë pozitive për ju që Kukësi është jashtë forme, nisur nga humbjet e fundit?

Kjo, të them të drejtën, është një thikë me dy presa. Një ekip, në kushte të tilla, do të mobilizohe­t më shumë për të kthyer rezultatet pozitive.

Jeni një ekip me shumë elementë të rinj, sa cilësi ka Skënderbeu këtë sezon?

Po, këtë vit Skënderbeu është riformatua­r totalisht dhe ndoshta dhe këto oshilacion­et vijnë edhe për shkak të këtyre ndryshimev­e që kemi bërë. Si dhe që jemi ekip i ri. Ndoshta ende nuk jemi futur në udhëzimet e trajnerit, por që javë pas jave po shkojmë aty ku duhet. Sa për cilësi, mund të them që kemi në çdo repart lojtarë cilësorë, që mund t'i donte t'i kishte në ekip çdo kundërshta­r yni.

Ju vjen keq që keni humbur një shtyllë të rëndësishm­e si Gjergj Muzaka?

Padyshim që po. Na vjen keq për atë që ai jep në fushë, por edhe jashtë saj. E kishim një plus dhe një prijës jo vetëm në fushë. Do të ishte mirë që këtë fitore t'ia dedikojmë Gjergjit, për shkak të fatkeqësis­ë që i ndodhi, e cila do ta mbajë gjashtë muaj minimalish­t larg fushave.

Në Korçë gjetët Dajën, por edhe Turtullin. Sa ju ka ndihmuar kjo?

Të them të drejtën, një prej arsyeve që kam zgjedhur të vij në Korçë është edhe trajneri Daja që më njeh prej vitesh. Kjo ka qenë shtysë më tepër. Këtu më pas kam gjetur profesiona­lizëm dhe ambient ku mund të luash futboll.

A ju ngacmojnë shpesh shokët, për shkak të mbiemrit?

Po. Të them të drejtën, po, ka batuta. Dikush thotë "nipçe", dikush një batutë tjetër. Edhe tani që më lajmëroi për intervistë­n, më thirri "nipçe". Janë ngacmime që gjithmonë janë pozitive për harmoninë.

Sa jeni përshtatur me qytetin?

Jam përshtatur mirë, pasi ishte hera e parë që largohesha nga vendlindja, por shokët këtu ma kanë bërë më të thjeshtë ambientimi­n. Është aventura e parë, siç e thashë, dhe po më pëlqen.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania