Panorama Sport (Albania)

Marantas, skuadrës: Nuk ju dua të dorëzuar

Trajneri grek analizë me ekipin, Qyrani: Bëj gjithçka, por s’garantoj portën të paprekur

-

uftëtari i dyshes Marantas-Novi s'ka kohë për të humbur. Tani bëhet fjalë për përballjen e radhës me kryesuesit e Kategorisë Superiore, Bylisin. Koshient për shkallën e lartë të vështirësi­së që paraqet sfida e nesërme, trajneri Maranatas në seancën e pasdites së djeshme insistoi në zbatimin e detyrave tekniko-taktike deri në perfeksion. "Mos i lini hapësirë kundërshta­rit, mos u frikësoni para çdo situate dhe minute loje. Ju jeni lojtarë që me vlerat tuaja keni treguar se dini të bëni mirë në çdo situatë, edhe pse rezultatet s'kanë folur për ne". Me këto fjalë mësohet se u është drejtuar trajneri Marantas të tijve para seancës së djeshme të startuar në orën 14:00 të zhvilluar në tapetin e blertë të stadiumit "Gjirokastr­a". PORTIERI

Avernold Qyrani, mbrojtësi ekstrem i Luftëtarit, që nesër ka për mision mbajtjen të pa prekur të rrjetës mes shtyllave të katërkëndo­rit bluzi për "Panorama Sport" dy ditë para ndeshjes me Bylisin u shpreh se asgjë nuk mund të garantohet. "S'premtoj se do të jem i pakalueshë­m. Me bindje them se do të bëj më të mirën. S'ndihem mirë kur kolegu im nuk është prezent në fushë për arsye dëmtimi dhe të përfitoj nga fatkeqësia e tij. Paiteris është një koleg dhe mik i mirë në jetën e përditshme, brenda dhe jashtë fushe. Dëshiroj shumë shpejt rikthimin e tij me doreza në duar, në të mirë të skuadrës. Për mua është privilegj dhe motiv dy herë më shumë mbrojtja e katërkëndo­rit të Luftëtarit të paprekur me Bylisin. Luajmë në shtëpi në sytë e sportdashë­sve tanë dhe e kemi për detyrë arritjen e rezultatit pozitiv. Si gjithçka e tepërt edhe fjalët nuk shkojnë më shumë se realiteti. Fusha e lojës do flasë me gjuhën e rezultatit", përfundoi Qyrani. Me mungesën e "gardianit" Panaiotis Paiteris, të konfirmuar pas dëmtimit në ndeshjen me Vllazninë, dhe mbrojtësit Aurel Demo në dilemë, Luftëtari sot mbyll ditët e përgatitje­ve antiBylis me objketiv primar arkivimin e fitores së dytë sezonale në shtëpi. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania