Panorama Sport (Albania)

Gjici do 3 fitore, premio 20 mln për Skënderbeu­n

Shpërblimi pritet të vijë në progresion rritës në rast suksesi

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi ka grumbul luar vetëm 10 pikë nga 21 të mundshmet në 7 javët e para. Duke parë organikën dhe lojtarët që kanë nënkampion­ët, ky tregues nuk është pasqyra e mirëfilltë e klubit verilindor. Dy humbjet e fundit kanë zhgënjyer shumë, por sidomos ajo ndaj Teutës në Durrës iu ka "djegur" drejtuesve të Kukësit. Mbas humbjes së Teutës, ishte vetë presidenti Gjici që mendoi dhe i vendosi ekipit gjobë, por më pas, mbas një vendimi të dytë, ai e anuloi gjobën e nisur nëpërmjet e-mail-it nga sektori juridik në drejtim të lojtarëve dhe stafit. Presidenti Gjici përveçse shquhet për rreptësi e batuta, ai ka dhe një anë tjetër mjaft pozitive, që është shumë korrekt me pagesat, por dhe premiot. Ditën e djeshme ka qenë njëri prej drejtuesve të klubit, që iu ka pohuar futbollist­ëve se në ndeshjen me Skënderbeu­n duhet të marrin tri pikët, së pari për objektivat, por u ka dhënë lajmin e mirë që do ketë premio nga presidenti Gjici. Premio parashikoh­et të jetë rreth 20 milionë lekë, por më pas kreu i klubit ka konfirmuar se do tri fitore radhazi dhe pastaj ekipi t'ia lëri atij në dorë. Që do të thotë se shuma normalisht që do jetë goxha më madhe duke kaluar 30 milionë lekë të vjetër. Por, gazeta mëson se nëse kreu i klubit do kënaqet me lojën dhe rezultat ndaj Skënderbeu­t, ai është i paparashik­ueshëm dhe me gjasa realë nuk do ta mbajë dorën duke ua dhënë premion prej 20 milionë lekësh ekipit, pa pritur për dy ndeshjet pasardhëse. Pran duket qartë se drejtuesit janë të predispozu­ar për ta motivuar ekipin, edhe pse ka pësuar dy humbje. Transferta e Korçës shikohet si mjaft e rëndësishm­e, ndaj fitorja e nesërme mund të përkthehet në 20 milionë shpërblim për të besuarit e trajnerit Shpëtim Duro.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania