Panorama Sport (Albania)

Goxhaj: Bylisi për tri pikët, presionin e ka Luftëtari

Në Gjirokastë­r mungon Bicaj, por qendërmbro­jtësi durrsak ndihet mirë edhe me Jankun

-

Bylisi i këtij sezoni është ndërtuar mjaft mirë nga trajneri Dovedan dhe stafi i tij, me shumë lojtarë të perspektiv­ës, por nuk mungojnë edhe lojtarët me eksperienc­ë. Në prag të sfidës me Luftëtarit, Jurgen Goxhaj flet për atmosferën te Bylisi, por edhe për mënyrën se si po përgatitet transferta e së shtunës. "Jam i lumtur që po kaloj një formë të mirë. Jemi një skuadër që luajmë në grup dhe nuk varemi nga kualitetet individual­e. Te Bylisi më bën përshtypje dhe më pëlqen fakti që jemi një skuadër ku mbizotëron kolektivit­eti, i cili po na çon javë pas jave te suksesi. Jam i lumtur që edhe golat po vijnë si rrjedhojë e lojës së mirë që ne bëjmë, po edhe me ndihmën e grupi", tha fillimisht Goxhaj për "Panorama Sport". Ecuria- "Duhet që të shohim përpara. Rezultatet e mira dhe stabilitet­i i javëve të fundit mund të na shërbejnë psikologji­kisht. Tashmë, pas pikës në Laç, duhet të mendojnë për të mos dalë duarbosh në ndeshjen e radhës. Kanë kaluar vetëm 7 javë kampionat dhe renditja është e ngjeshur. Nuk bëhet fjalë për llogari dhe ne duhet që të jemi 'me këmbë në tokë' dhe të mendojmë për ndeshjen e radhës", vijoi mbrojtësi. Luftëtari- Sa i përket duelit me Luftëtarin, Goxhaj pohon se presioni është te gjirokastr­itët. "Kjo javë që vjen, është e ngarkuar për ne, pasi luajmë një ndeshje me një ekip fushe që ka nevojë për pikë. Ne jemi në krye dhe gjirokastr­itët luajnë në fushën e tyre e si rrjedhojë kanë nevojë për ta fituar takimin. Natyrisht që presioni është më i madh te Luftëtari", shtoi Jurgen Goxhaj.

Bicaj- Goxhaj flet edhe për mungesën e Ditmar Bicjt në këtë ndeshje. "Dihet eksperienc­a që ka Bicaj, me të cilin merrem vesh shumë mirë në qendër të mbrojtjes. Por kemi edhe Jankun, madje, për mua ai ka qenë gjithmonë gati. Është një lojtar që edhe kur luan përshtatet mjaft mirë me ekipin dhe ka cilësi mjaft të mira. Besoj se do të bëjmë mirë në këtë ndeshje", tha Goxhaj në mbyllje të prononcimi­t të tij. Erjon Saliu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania