Panorama Sport (Albania)

Besës i kthehen tifozët, i falet dënimi i mbetur

Sulmuesi Cara llogarit vetëm 3 pikët me Ilirinë, mungon Xhafa

- FERIZ FERIZAJ

Një lajm i mirë për Be sën. Skuadrës kavajase i rikthehen tifozët në vazhdim të kampionati­t dhe kështu djemtë e drejtuar nga trajneri Magani do të jenë më të motivuar në fushë. Kujtojmë që Besa u dënua me 8 ndeshje në fund të sezonit të kaluar, pas takimit me Bylisin rival, ku pati tension dhe rrëmujë në fushë. Atë ndeshje, Besa e humbi në tavolinë dhe nuk mundi të ngjitej në elitë. Një dënim i rëndë dhe sezonin që shkopi kavajasit luajtën pa tifozë dy ndeshjet e fundit. Dënimi u mbart në sezonin aktual dhe deri tani janë luajtur tri takime të tjera pa tifozë, dy në kampionat dhe një në Kupën e Shqipërisë. Në total janë bërë pesë ndeshje pa tifozë, por dje Komisioni i Disiplinës i ka falur Besës tri takimet e mbetura të dënimit. Duke filluar nga java e ardhshme, verdhezinj­të nuk do të jenë më vetëm, por do të kenë edhe mbështetje­n e ultrasve kavajas. Fatkeqësis­ht, ata nuk do ta mbështesin dot Besën në stadiumin e Kavajës, por në atë të Peqinit, ku verdhezinj­të po luajnë ndeshjet e “shtëpisë”.

CARA - Sulmuesi Tedi Cara, një nga lojtarët më në formë të Besës, e sheh plot optimizëm ndeshjen me Ilirinë dhe vazhdimin e kampionati­t. “Me përjashtim të Xhafës, e kemi grupin të plotë. Jemi koshientë se nuk ka më ndeshje të lehta, shembulli më i mirë është Elbasani që mundi Orikun. Jemi përgatitur seriozisht për ndeshjen me Ilirinë, sepse synojmë vetëm fitoren. Do t’ia bëjmë hyzmetin kësaj

ndeshjeje dhe gjithë të tjerave. Do ta kërkoj golin me çdo mënyrë, kam shpërdorua­r shumë, por shpresoj të korrigjohe­m. Besa luan në atë mënyrë që të çon para portës disa herë dhe ky është fat për mua. Mund të bëjmë shumë mirë në këtë kampionat”, ka theksuar sulmuesi kavajas.

XHAFA - Besa duket se do të ketë një mungesë të rëndësishm­e nesër ndaj Ilirisë. Një

dëmtim në miqësoren ndaj Shkumbinit ka rezultuar më i rëndë nga sa u duk për qendërmbro­jtësin lushnjar, Erjon Xhafa. Ai është stërvitur veç grupit dhe rrezikon seriozisht të mos jetë në fushë për këtë ndeshje. Në vend të tij pritet të luajë titullar Aleksander Kaçbufi, talenti verdhezi që është aktivizuar në Kupën e Shqipërisë, kurse në kampionat ka luajtur si zëvendësue­s.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania