Panorama Sport (Albania)

Hysenshaha­j: Shënkolli, ndeshja e besimit

- Bujar Rama

Pas dy javëve mungesë në formacion për probleme fizike, Hysenshaha­j do të kthehet kësaj fundjave për të bërë sërish kapitenin e Apolonisë. Të shtunën, fierakët luajnë në fushën e Shënkollit, skuadër që mban vendin e fundit në Grupin B. Por, përkundër asaj që duket nga jashtë, kapiteni i Apolonisë bën një përcaktim në formë apeli për këtë ballafaqim. “Nuk do ta kemi aspak të lehtë”. Më tej, mesfushori fierak mendon se Apolonia ka një mundësi të mirë për të marrë fitoren e radhës, që do të ishte një faktor pozitiv në klimën brenda grupit dhe vazhdimësi­në. “Të fitojmë me Shënkollin, jo vetëm për pikët, por edhe për të forcuar besimin në skuadër, – thekson Hysenshaha­j. - Kemi ekip të mirë, lojtarë të rinj dhe të talentuar, por padyshim që edhe ata kanë nevojë për të krijuar mentalitet­in e fituesit dhe për t’u bërë më autoritarë ndaj çdo kundërshta­ri. Fitorja ndaj Shënkollit mendoj se na vlen shumë në këtë aspekt dhe do të ishte një hap i rëndësishë­m për javët pasardhëse. Kur ekipi fiton, sigurisht që rritet besimi në vetvete, duke kontrollua­r gjithmonë masën, për të mos kaluar në eufori”. Për luhatjet në nivelin e lojës, numri 10 i Apolonisë beson se ekipi i ka të gjitha mundësitë për të krijuar stabilitet. “E rëndësishm­e është që kemi skuadër të mirë, edhe pse na duhet punë për të arritur në nivelet e lojës që pretendojm­ë. Kampionati është i gjatë dhe besojmë se shumë shpejt do të ngjitemi në parametrat e lojës që kërkon stafi teknik. Tani na duhen pikët, për të mos u ndarë nga kreu, pasi ky kampionat nuk do të jetë i lehtë dhe mund të sjellë plot surpriza. Do t’i marrim ndeshjet një nga një, duke vlerësuar në maksimum çdo kundërshta­r, pa u ndikuar nga emri dhe vetëm kështu mund të realizojmë objektivin tonë”, përfundon kapiteni i Apolonisë, Taulant Hysenshaha­j. Skuadra “periferike” lezhjane, Shënkolli, është themeluar në vitin 2011. Vetëm dy herë janë ndeshur mes tyre Apolonia dhe Shënkolli, në sezonin 2017-2018, në të njëjtin kuadër: Grupi B i Kategorisë së Parë. Të dyja ndeshjet kanë përfunduar me të njëjtin rezultat, teksa fierakët e drejtuar asokohe nga Kashami, i kanë fituar të dyja përballjet me shifrat 2-0, ku autorësinë e golave e mbajnë Blerim Krasniqi (3) dhe Eljon Sota.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania