Panorama Sport (Albania)

Lushnja, si ndryshon pa 3 “senatorët”

Mesfushori peqinas, Eneo Sulkja, thekson se ekipi është gati të rimarrë kryesimin

- ALBAN ALUSHI Alban Alushi

Lushnja do të ketë tri mungesa të rëndë sishme në përballjen e së dielës ndaj Orikut në shtëpi. Nuk do të jenë kapiteni Fatjon Sefa, i dëmtuar që në ndeshjen e fundit me Devollin, si dhe mbrojtësi Beqir Ibrahimlla­ri dhe mesfushori Arbër Mone të skualifiku­ar, i pari me 4 të verdhë dhe i dyti me të kuq. Trajneri Ilir Gjyla ka menduar gjatë këtyre ditëve për ndryshimet në formacion dhe e ka të qartë tashmë se cilët do të jenë zëvendësue­sit e këtyre titullarëv­e të rëndësishë­m. Mbrojtja pritet të plotësohet me Musakun, i cili mund të luajë në qendër, bashkë me Bashën. Sulkja pritet të jetë titullar në të majtë të mesfushës, në vend të Mones, ndërsa në sulm, në krah të Mikel Cankës, pritet të vendohet Ervis Gjyla. Verdhejesh­ilët kërkojnë të rikthehen medoemos te fitorja këtë javë, pas humbjes në Bilisht me Devollin, që u kushtoi atyre edhe humbjen e kreut. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gjyla është parakaluar pikërisht nga Devolli dhe tani, bashkë me Apoloninë, ndajnë vendin e dytë dhe të tretë, me nga 9 pikë secila. Të paktën në “Roza Haxhiu”, lushnjarëv­e nuk u falet të lënë pikë. Edhe pse nuk kanë tre “senatorë” në formacion, ata kanë besim se do të fitojnë ndaj Orikut, ndaj të cilit në fakt kanë një bilanc mjaft pozitiv.

SULKJA – Mesfushori i krahut të majtë të verdhejesh­ilëve, peqinasi Eneo Sulkja, në një prononcim për “Panorama Sport”, mes të tjerash ka theksuar se skuadra është gati për t’u kthyer te fitorja dhe vendi i parë në grup. “Mendoj se Lushnja është e përgatitur plotësisht për ndeshjen e radhës me Orikun. Jemi në fushën tonë dhe pa asnjë diskutim, ekipi do të zbresë në fushë vetëm për fitore. Oriku është një kundërshta­r që e njohim mirë, pasi jemi ndeshur disa herë me të kohët e fundit, në miqësore dhe në Kupën e Shqipërisë. Besimi në skuadër është i madh dhe them se do ta thyejmë këtë kundërshta­r, pavarësish­t se kemi disa mungesa të rëndësishm­e. Skuadra është e përgatitur për fitore ditën e diel, pse jo dhe për të rimarrë kryesimin e grupit tonë”. Mesfushori i Lushnjës pas një muaji mbush 26 vjeç dhe luan sezonin e dytë radhazi në stadiumin “Roza Haxhiu”. Humbja me Devollin do të “fshihej” vetëm me fitore ndaj Orikut, në të kundërt do ta fuste Lushnjën në një minikrizë dhe do ta komplikont­e situatën për vazhdimin e kampionati­t.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania