Panorama Sport (Albania)

Shestani: Fitorja ndaj Tiranës, detyrë shtëpie

Basketboll meshkuj/ Superliga, kapiteni i Vllaznisë do triumfin e tretë në kampionat

-

Vllaznia në basketboll për meshkuj në ndeshjen klasike me Tiranën, fitoren e ka si detyrë shtëpie. Kështu shprehet kapiteni i kuqebluve, Robert Shestani, në prag të kësaj përballjej­e, që do të jetë më 18 tetor (sot), në orën 18:00, në Pallatin e Sportit "Qazim Dervishi", ndërsa i bën thirrje tifozëve që të mbushin Pallatin e Sportit.

Robert Shestani - "Si kapiten i Vllaznisë në radhë të parë, ftoj të gjithë tifozët që të mbështesin ekipin tonë, duke patur parasysh se është ndeshja kundër Tiranës, klasike e basketboll­it. Ekipi ynë ka bërë të gjitha përgatitje­t për ndeshjen ndaj Tiranës. Pavarësish­t se kemi patur dy -tri dëmtime këtë javë, them se skuadra do të jetë e plotë në fushën e lojës, për të dhënë gjithkush më të mirën e vet. Të gjitha ndeshjet janë njësoj, si kundër Tiranës, si kundër Goga Basket, ashtu edhe kundër Teutës, megjithatë Tiranën e vlerësojmë si një nga ekipet më të forta, sepse kanë disa vite që luajnë së bashku dhe e njohin shumë mirë lojën e njëri-tjetrit. Ne i kemi marrë të gjitha masat për këtë ndeshje, për të arritur fitoren dhe për të bërë një paraqitje sa më të mirë. Natyrshëm që fitorja është detyrë shtëpie për ne dhe kërkojmë edhe një lojë sa më dinjitoze, duke patur parasysh se do të kemi edhe përfaqësim­in në 'Balkan League' dhe aty ndeshjet janë më të forta se në kampionati­n shqiptar të basketboll­it. Besoj se ndaj Tiranës do t'ia dalim të sigurojmë një rezultat pozitiv, por për këtë duhet që të na mbështesin edhe tifozët, ndaj i presim të gjithë në pallatin e sportit në Shkodër", deklaroi kapiteni Shestani. Vllaznia në dy javët e para arriti dy fitore dhe tashmë synon që këtë seri të rezultatev­e pozitive ta vijojë me një fitore edhe në takimin më të rëndësishë­m të kësaj jave me Tiranën, duke shfrytëzua­r edhe faktin që kjo ndeshje luhet në Shkodër. Ndërsa nesër dhe pasnesër do të luhen edhe dy ndeshjet e tjera të Superligës. Ku të shtunën në orën 17:00, do të kemi derbin e Durrësit ndërmjet Gogës dhe Teutës, ndërsa të dielën në orën 18:00, Barleti-Eagles do të përballet me Partizanin. S.Nikshiqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania